🇦🇱🇮🇹Promovohet në Tiranë “Tryezat e Ambasadorit” shkruar me mjaft pasion nga ish ambasadori i Italisë në Shqipëri në vitet më të vështira të Demokracisë së brishtë shqiptare (sot e kësaj dite duket njësoj demokracia jonë…?) i mirënjohuri Paolo Foresti dhe që vlen të lexohet nga gjithëkush dhe të gjitha brezat.
Vetë e lexova me një frymë dhe konfirmova, nëpërmjet kujtimeve të diplomatit italian që ka mbetur në kujtesën kolektive për rolin e rëndësishëm që ka luajtur ai personalisht dhe Italia në vëndin tonë gjatë atyre viteve, vërtetësinë e thjeshtë të ngjarjeve historike që politika jonë prodhon vazhdimisht mbi kapacitet e saj për ti menaxhuar!
Ky libër i shkruar me pasionin e një diplomati i cili është dashuruar sinqerisht me Shqipërinë dhe i qëndron sot e kësaj ditë këtij relazioni të veçantë me “vëndin e shqiponjave”, vlen që tu kujtojë edhe politikës së sotme ato vite të largëta dhe të afërta njëkohësisht, përderisa historine e përsërisim, që të reflektojnë dhe të jenë më tolerantë dhe më altruistë ndaj Demokracisë Shqiptare…!
Libri është përkthyer nga Italishtja me mjaft profesionalizëm nga shqipëruesja Ajsela Koka dhe botuar nga Shtëpia Botuese Dritan dhe të hënën në ora 18.00 do promovohet nën kujdesin e Zajmira Qeraxhiu nga Rotary Club Tirana International në hotel Plazza.
PS: Në një intervistë për Radio Radicale ambasadori Foresti ju përgjigj edhe pyetjes time se nëse edhe sot nevojitet një ambasador si Ai për të negociuar si atëherë midis palëve… Intervista trasmetohet ditën e hënë.
🇮🇹🇦🇱Vale la pena leggere “I Pranzi dell’Ambasciatore” scritto con grande passione dall’ex ambasciatore italiano in Albania negli anni più difficili della fragile Democrazia albanese (ancora oggi la nostra democrazia è uguale…?) il noto diplomatico Paolo Foresti, da tutti e da tutte le generazioni.
Io stesso l’ho letto tutto d’un fiato e ho confermato, attraverso i ricordi del diplomatico italiano rimasto nella memoria collettiva per l’importante ruolo che lui e l’Italia hanno avuto nel nostro Paese in quegli anni, la semplice verità degli avvenimenti storici che la nostra classe politica produce costantemente sulla sua capacità di gestione!
Questo libro, scritto con la passione di un diplomatico che si è sinceramente innamorato dell’Albania e che mantiene ancora oggi questo rapporto speciale con la “terra delle aquile”, vale la pena per far ricordare alla politica di oggi quegli anni lontani e vicini allo stesso tempo, purché si ripeta la storia, affinché riflettano e siano più tolleranti e altruisti nei confronti della Democrazia Albanese…!
Il libro è stato tradotto dall’italiano con grande professionalità dalla traduttrice albanese Ajsela Koka e pubblicato dalla Casa Editrice Dritan e sarà promosso dal Rotary Club Tirana International presso l’Hotel Plazza lunedì alle ore 18.00.
PS: In un’intervista per Radio Radicale, l’ambasciatore Foresti ha risposto anche alla mia domanda se oggi ci sia ancora bisogno di un ambasciatore come lui per negoziare tra i partiti politici come allora… L’intervista andrà in onda lunedì.🇮🇹🇦🇱