Home KRYESORE “Durrës Chamber Fest” Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës Durrës 2024

“Durrës Chamber Fest” Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës Durrës 2024

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës, që zhvillohet suksesshëm në qytetin e Durrësit që prej vitit 2006, është një projekt origjinal që synon të zhvillojë më tej ofertën turistike të qytetit bregdetar, me evente prestigjioze të vendosura në mjedisin magjepsës që ofron historia dhe lashtësia e këtij qyteti.

Festivali i planifikuar si gjithmonë për muajin Korrik, synon t’i dhurojë publikut të tij mbrëmje të jashtëzakonshme emocionesh unike, të papërsëritshme gjetkë, ku sharmi i vendeve të përzgjedhura, të bashkohet me muzikën dhe performancat e artistëve, në ngrohtësinë e mbrëmjeve të verës, gjithmonë me profilin e detit në horizont.

Ky Festival është kthyer në një takim konstant në Kalendarin Kulturor të Verës së Durrësit, duke afruar një numër gjithnjë e më të madh entuziastësh, të tërhequr jo vetëm nga emrat e artistëve të njohur ndërkombëtarisht, por edhe mbi të gjitha, nga magjia që sjellin këto vende dhe site ,që padiskutim rrezatojnë në ritmin e muzikës !
Koncertet e këtij edicioni do të zhvillohen në Kon Katedralen “Shën Luçia” Durrës nga data 03 deri me 25 korrik 2024, sipas kalendarit bashkëngjitur.

Edicioni i këtij viti i Durrës Chamber Fest 2024, edhe këtë radhë do t`ju surprizojë me prurjet më të reja, nën drejtimin artistik të, Znj. Nevila Kalaja Herczegh, violiniste dhe Profesore e violinës në Universitetin e Arteve Tiranë.

Festivali i muzikës klasike është idejuar dhe krijuar nga Shoqata “Arti dhe kultura Italo-Shqiptare” e cila u themelua në vitin 2004 në Durrës, me qëllimin për të siguruar një vazhdimësi jo vetëm në njohjen e kulturave të ndryshme nëpërmjet artistëve te muzikës të ardhur nga Italia, Austria, Franca, Greqia, Zvicra, Kosova, etj, por edhe me dëshirën e madhe dhe vullnetin konkret për t’u ballafaquar me këto realitete kulturore me anë të bashkëpunimit dhe shfaqjeve të perbashkëta me instrumentistë shqiptarë dhe të huaj.

Synime të susksesshme të këtij aktiviteti, mbeten:

1-pjesëmarrja e artistëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, të cilët kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në mbarë Botën dhe
2-pjesëmarrja e studentëve të Universitetit të Arteve Tiranë dhe nxenësve të Shkollës së Mesme Artistike Jan Kukuzeli Durrës,të cilët përveç mastarklasave ,interpretojnë në drejtimin e dirigjentëve të në koncerte pjesë të këtij Festivali.
Gjithashtu një tjetër vlerë e këtij Festivali është promovimi i ansambleve të reja të muzikës shqiptare të dhomës. Kujtojmë me kënaqësi se gjatë viteve të festivalit janë krijuar dhe formuar ansamble të dhomës me instrumentistë shqiptare si Trio Durrhachium, Kuinteti I frymës “Durrësi” (me instrumentistë të qytetit të Durrësit), Albanian Youth Chamber Orchestra (me studentë të UA Tiranë) ,Ansambli i Harqeve”Stinët”me pjesmarrjen e profesorë të UA dhe instrumentistëve profesionistë të Orkestrave të TOB dhe RTSH-së.

Në llojin e tij ky Festivali gëzon një historik të konsoliduar dhe më jetëgjatë në Shqipëri, dhe vit pas viti ky aktivitet perfeksionon fizionominë e tij ,duke u bërë tashmë jo vetëm një aktivitet i rëndësishëm për qytetin e Durrësit gjatë stinës së verës, por edhe një event kulturori rëndësishëm gjithpërfshirës, mbarëkombëtar dhe njëkohësisht ndërkombëtar i mirëvlerësuar nga të gjitha rrethet artistike vendase dhe të huaja.

Me mirënjohje ju ftojmë të na ndiqni dhe pasqyroni në Mediat tuaja vizive apo të shkruara, me profesionalizmin që ju karakterizon në transmetim direkt, ose në emisonet tuaja të Kulturës apo lidhje të drejtpërdrejtë ose me rregjistrim të mbrëmjeve tona koncertore dhe më pas transmetim në kanalet tuaja kushtuar Muzikes. Me besimin e plotë në një bashkëpunim të frytshëm mes nesh, po ju dërgojmë edhe renditjen e koncerteve me detajet përkatëse.

Share: