Home KRYESORE Etje… Nga Irena Kuka Dragoti

Etje… Nga Irena Kuka Dragoti

Ajo që nuk prisja ndodhi, por ajo që flisja heshti
Thirrje të mpira ajri, rrinë pezull mbi brinjë,
si një dorëzim që jetoi vetëtimën,
dy gisht larg frikës..
Guximit tim, i mungon zbrazëti e yjeve,
që kur rrobat kam harruar t’ia vesh
Nëse nuk dirigjoj në gji, partiturën që luhet çdo mbrëmje,
për të ndërtuar si perëndim, statujën tënde,
mund të më mbahet fryma duke marrë frymë
e të mat lumturinë nga mungesat…

Kujtesën si një pëshpërimë, rrëzoj nga bredhat
ia mjekoj plagët,me gishtat që i nxorën sytë zemrës..
Stina ziliset dhe ul në gjunjë shirat,
në dhembjen time,
ku harresa mbjell etje shkretëtirash

18 qershor 2023.
Irena Dragoti
Marrë nga Libri “Arrati në pol”

Share: