Fermerë francezë e spanjollë kanë bllokuar me traktorë kalimin kufitar në El Portus, pranë qytezës spanjolle La Jonquera, për të influencuar mbi çmimet e karburanteve dhe energjisë para zgjedhje parlamentare evropiane.
Prej orës 10:00 një linjë e gjatë traktorësh spanjollë dhe më pak francezë, u vendosën në autostradën A9 që lidh Montpellier me Barcelonën duke ndërprerë trafikun në rajonin Pyrénées-Orientales.
“Një bllokim i tillë nuk është bërë asnjëherë më parë në Evropë, më parë ne luftonim njëri-tjetrin ndërsa tani jemi aleatë, sepse kemi të njëjtat probleme”, tha për rrjetin AFP, Sébastien Barboteu, fermer bagëtish në Pyrénées-Orientales.
Zyrtarët thanë se greva pritet të shkaktojë bllokime të trafikut pasi mund të zgjasë më shumë se 24 orët e planifikuara fillimisht.
Mobilizimi i fundit i fermerëve raportohet se nuk është organizuar nga sindikatat e zakonshme bujqësore.
“Nuk është normale të na caktohen standarde që nuk respektohen fare nga për produktet që importohen në vend”, tha fermeri spanjoll Xabi Dallemane, një nga organizatorët e veprimit në rajonin Bask.
“Ne duam të kemi impakt sepse duam sepse duam të flasim me qeverinë, duam t’u themi atyre se 80% të ligjeve të bujqësisë caktohen në Bruksel dhe kjo nuk është një betejë kombëtare por evropiane,” shtoi fermeri francez Jérôme Bayle, nga Haute-Garonne, rajoni qe ka protestuar prej fillimit të vitit ndaj kufizimeve të bujqësisë prej BE.
“Ky është presion para zgjedhjeve të parlamentit evropian “, tha më tej prodhuesi i verës Jean Henric, për bllokimin e autostradës. “Duket se premtimet janë bërë në ajër, ne do të organizohemi vazhdimisht”./AFP/360grade.al