Fjalimet e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë do të zbardhen tashmë përmes inteligjencës artificiale.
Kuvendi ka shpallur një tender për ndërtimin e një platformë të re e cila do të transkriptojë të gjitha takimet që janë pjesë e aktivitetit parlamentar si seancë plenare, mbledhje komisionesh parlamentare dhe çdo mbledhje tjetër të forumeve të Kuvendit.
Tenderi parashikon një fond limit prej 74.5 milionë lekë për të blerë një sistem të transkriptimit të të dhënave audio video të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, bazuar në inteligjencën artificiale si dhe shërbim mirëmbajtje 48 muaj.
Aplikimi i inteligjencës artificiale do të shtrihet edhe në institucione të tjera publike. Qeveria synon të përdorë inteligjencën artificiale në disa procese pune të administratës publike që kanë si synim përafrimin e disa aspekteve ligjore e rregullatore të kuadrit shqiptar me atë të Bashkimit Europian.
360grade.al