Home Gjeo-Ekonomia I riu që “fundosi” Macron! Kush është 28-vjeçari i partisë së ekstremit...

I riu që “fundosi” Macron! Kush është 28-vjeçari i partisë së ekstremit të djathtë që mundi presidentin francez

28-vjeçari Jordan Bardella është politikani më i ri, i cili kryeson partinë e ekstremit të djathtë, Rassemblement National (RN) në Francë.

I riu iu bashkua partisë, që në atë kohë ishte Fronti Kombëtar i Francës, në moshën 16-vjeçare. Në të njëjtin vit në 2012, udhëheqësja e partisë, Marine Le Pen për herë të parë kandidoi për presidente dhe nuk arriti të fitonte.

28-vjeçari francez njihet për mbështetjen që ka nga të rinjtë, teksa ka një TikTok me 1.5 milionë ndjekës dhe videot arrijnë në miliona shikime. Në nëntor 2022, ai u zgjodh pasardhës i Marine Le Pen, duke marrë rolin si president i partisë.

Kandidati kryesor i Tubimit Kombëtar për zgjedhjet e BE-së, Jordan Bardella, bëri fushatë për kufizimin e lëvizjes së lirë të emigrantëve duke kryer kontrolle kufitare kombëtare dhe duke tërhequr rregullat e BE-së për klimën.

Top Channel

Share: