Home Approccio Italo Albanese Koncert recital i kantautorit të mirënjohur arbëresh Santino de Bartolo

Koncert recital i kantautorit të mirënjohur arbëresh Santino de Bartolo

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në koncertin recital të kantautorit të mirënjohur arbëresh Santino de Bartolo, i cili organizohet me 6 qershor, ora 19.00, në Amfiteatrin e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë.

Ky koncert recital vjen në vijim të disa veprimtarive kulturore që QSPA organizon me qëllimin për të promovuar gjuhën dhe kulturën arbëreshe në vendin amë.

Kantautori arbëresh Santino de Bartolo do të interpretojë për artdashësit disa nga këngët e tij më të mira, të cilat janë bazuar kryesisht në tekstet e shkruara nga poeti Domeniko Bellizi (Vorea Ujko).

Domeniko Bellizi ishte ndër të parët që identifikoi dhuntitë vokale dhe artistike të këngëtarit dhe kompozitorit të shquar Santino de Bartolo. Ky koncert vjen si një homazh për figurën e Vorea Ujkos, por edhe për poetin Dritëro Agollit, të cilët me miqësinë e tyre arritën ta afrojnë Arbërinë me tokën e mëmës.

Ju mirëpresim!

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët

Share: