Kur vijnë ato japin ndonjë sasi eurosh apo dollarësh…
Emigrantët shqiptarë iu dërguan familjeve të tyre 241 milionë euro në tre muajt e parë të vitit. Po kush po u sjellë para familjeve shqiptare?
Kryesisht fëmijët, por ata pa një familje të madhe po u dërgojnë para të afërmve në Shqipëri për të përballuar jetesën. Në shifra në rënie, por pa reflektim në xhepat e tyre, kriza sidomos ajo e çmimeve i ka bërë më të varur qytetarët nga paratë që dërgojnë emigrantët shqiptarët.
Në janar-mars shqiptarët nga diaspora dërguan 28 milionë euro ose 13% më shumë se 3 muajt e parë të 2023, drejt familjeve të tyre kryesisht për të përballuar jetesën.
“Çojnë nga 100 euro se edhe kur kanë ik kanë qenë beqarë tani janë të gjithë të martuar dhe kanë nga 3-4 kalamaj dhe s’është aq e lehtë të dërgojnë.”“Me të shtyrë me borxhe e përballojmë jetesën”.
“Niveli i jetesës është i ulët”, shprehen qytetarët.
Këtë e konfirmojnë dhe vet emigrantët, të cilët thonë se dërgesat e tyre janë të kufizuara për ata të cilët kanë një punë të deklaruar jashtë vendit.
“Ne nuk kemi rrogë të madhe atje, pension të ulët. Unë atje një pension 480 euro kam. Kur kam qenë në Austri nuk e kam pas të mundur të dërgoja.”
“Jeta është me kosto dhe atje. Nëse punojnë 2 ose 3 mund t’ju mbesi ndonjë lekë”, tregojnë emigrantët.
Mirëpo një rritje e shifrave nga viti në vit të dërgesave të emigrantëve tregon dhe nivelin e varfërisë në vend. Që një shqiptar të jetë i varfër sipas Eurostat duket të ketë të ardhura mujore më pak se 225 mijë lekë në muaj.
Bazuar në këto të dhëna janë pensionistët dhe të papunët më të prekurit. Nëse krahasohemi me rajonin dhe më gjerë Shqipëria rezulton në vendin e 6 në Europë si më e rrezikuara nga varfëria.