Home Gjeo-Ekonomia Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kam frikë nga provokimet e...

Raundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi, Vuçiç: Kam frikë nga provokimet e Kurtit në Bruksel, por do të qëndrojmë të vendosur

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk ngurroi sërish ta luante “kasetën” e propagandës, teksa përsëriti kërcënimin imagjinar që përbën Kosova, sipas tij, për sigurinë, politikën dhe njerëzit serbë.

Vuçiç tregoi se në Bruksel nuk po shkon me mendje për një dialog konstruktiv.

“Do të mundohemi të bëjmë gjithçka që të zgjidhim problemet dhe gjërat me dialog. Unë nuk besoj në vullnetin e palës tjetër për të marrë pjesë në krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe, unë Kam frikë nga provokimet e tyre, por ne do të qëndrojmë të vendosur dhe seriozë.”

Presidenti serb foli sërish si një fallxhor, ndërsa paralajmëroi qytetarët dhe mbarë botën se pret që në muajt e ardhshëm situatë gjeopolitike të përkeqësohet, pasi sipas tij, po jetojmë krizën më të madhe që pas Luftës së Dytë Botërore.

Presioni nga Rusia për armët serbe që përfundojnë në Ukrainë ishte i dukshëm, me Vuçiç që hodhi poshtë akuzat.

“Çfarë duhet të justifikojmë?”, u shpreh presidenti serb në reagim ndaj tërheqjes së veshit nga Kremlini, ndërsa shtroi këtë pyetje në fund: “A mendoni se armët përdoren në shesh patinazhi në akull?”.

360grade.al

Share: