Home Gjeo-Ekonomia Rrezik për një katastrofë të dytë bërthamore? OKB: Termocentrali në Zaporizhzhia nuk...

Rrezik për një katastrofë të dytë bërthamore? OKB: Termocentrali në Zaporizhzhia nuk është i sigurt

Nuk është e sigurt që termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia të rifillojë punën për sa kohë që lufta rreth tij të jetë e ndezur”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së, Rafael Grossi.

Bëhet e ditur se Grossi ka mbajtur një takim edhe me Rusinë në lidhje me këtë çështje, përfshirë edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo pasi gjashtë reaktorët e termocentralit janë mbyllur për arsye sigurie me rekomandimin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).“Ata nuk po planifikojnë të çaktizivojnë këtë termocentral bërthamor. Pra, kjo është ajo që po nxit nevojën për të diskutuar”, tha Grossi.

Sipas Rafael Grossit, duhet të ndërmerren hapa të rëndësishëm përpara se termocentrali të rifillojë punën.

“Për sa i përket asaj që mund të ndodhë, nuk duhet të ketë asnjë bombardim apo aktivitet të atij lloji”, tha shefi i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

360grade.al

Share: