Më 26 maj, Kryeministri shqiptar Edi Rama, pas debutimit të tij në Greqi, bë ri një ndalesë në Busto Arsizio pë r të takuar diasporë n e madhe shqiptare. Fillimisht u tundova të shkoja atje duke pasur parasysh lehtë simin logjistik të ofruar nga organizatorë t me autobuza falas, me idenë pë r të pasur më në fund një konfrontim dhe shkë mbim konstruktiv dhe duke shpresuar pë r një afrim me diasporën, të cilës i përkas, nga ana e qeverisè sè Tiranës. Në fund, hoqa dorë për shkak të tubimit në Athine tè dy javë më parë i cili mè kishte lènè shijen e një monologu plot retorikë nacionalist-populiste.
Në fakt, edhe në mitingun e Milanos, përveç pjesës fillestare të koncertit të mbajtur nga idhujt më të rëndësishëm të muzikës shqiptare, fjalimi i mbi 60 minutave ishte edhe më steril se ai i mbajtur në Athinë.
Besoj se diaspora priste diçka më konkrete, që do të prekte çështjet “e nxehta” dhe aktuale, duke filluar nga problemet thjesht burokratike. Do të përpiqem të jap një shembull banal për të sqaruar mè mire se çfarë po them: nëse një i mitur ose një i rritur adoptohet në Itali dhe merr një mbiemër të dyfishtë, regjistri civil shqiptar nuk parashikon transkriptimin e dy mbiemrave. Përveç kësaj, disa certifikata të gjendjes civile të lëshuara në Shqipëri nuk janë adekuate për zyrat përkatëse në Itali. E përkufizoj ligjërimin e tij si “steril” sepse referencat historike ishin të përsëritura dhe të denja për një leksion universitar. Referencat e cituara shpesh fillonin nga Greqia e lashtë dhe më pas përplaseshin në historinë e kohëve tona, plot me slogane raciste të Bossit dhe shtypin e paragjykues italian që deri para disa vitesh stigmatizonte të gjithë shqiptarët si kriminelë.
Si sfond për të gjithë fjalimin, u vendosën me mjeshtëri video emocionale që i bënin jehonë vuajtjeve të shkaktuara nga eksodi biblik i vitit ’91.
Pèr mè tepèr, u “lehtësova” që nuk morra pjesë edhe pèr faktin se edhe unë mund të isha rrahur dhe shtyrë po të isha bashkuar me dhjetëra të rinj nga diaspora evropiane e gjeneratës së dytë, atë të diel, të cilët u rrahën dhe u hodhën padrejtësisht nga arena vetëm sepse, paqësisht, donin të varnin një banderolë që pë rmbante një kërkesë të thjeshtë : #duatevotoj2025.
Liria e ushtrimit të kësaj të drejte civile, si në mënyrë aktive ashtu edhe pasive, në vendet ku jeton diaspora shqiptare, është shprehje e shtetit të së drejtës dhe kjo është ajo që kërkon diaspora shqiptare; As më shumë e as më pak. Kjo parashikohet në Kushtetutë dhe imponohet prej pothuajse një viti edhe nga Gjykata Kushtetuese shqiptare.
Shqipëria është i vetmi vend në Evropë, së bashku me Malin e Zi, që e mohon këtë të drejtë pavarësisht faktit se është premtuar rregullisht nga të gjitha forcat politike në prag të zgjedhjeve të 20 viteve të fundit.
E vetmja meritë që mund t’ia atribuoj klasës aktuale politike shqiptare është se ajo di të shitet mirë jashtë vendit. Perceptimi i europianit tè thjesjtè për Shqipërinë është ai i një ishulli të lumtur, ku mund të jetosh mirë dhe jeta nuk është e shtrenjtë . Megjithatë, kjo nuk mjafton për ta konsideruar atë një ishull të lumtur.
Nuk është, të paktën për shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që e braktisin çdo ditë në shifra alarmante. Mjafton të thuhet se më shumë shqiptarë jetojnë jashtë sesa kanë mbetur në Shqipëri. Vdekjet e djeshme në kanalin e Otrantos janë zëvendësuar nga vdekjet në ngushticën e La Manche-it sot.
Ka shumë shqiptarë në diasporë që nuk janë të kënaqur me guaskën vezulluese të maskuar si krenari kombëtare që kryeministri shqiptar tenton të mbjellë me tubimet e tij zgjedhore, të cilat karakterizohen, përkundrazi, vetëm nga anakronizmi dhe patetizmi i dëmshëm.
Më duket drithèruese të mbushèsh mendjet e të pranishmëve me retorikë emocionale me një përshkrim të vuajtjeve lotprovokuese të eksodit dhe vdekjeve në det.
Ndaj shakasë goliardike të Ramës të disa viteve më parë ku ai i përkufizonte italianët “si shqiptarë te veshur me Versace” më vjen ti përgjigjem me një timen: “Rama është një diktator oriental i veshur me atlete sporti”.
Si një anëtar i diasporës shqiptare që numëron më shumë se 500,000 qytetare në Itali, ndihem i lirë dhe i aftë të lexoj realitetin dhe të dhënat katastrofike që portretizojnë vendin.
Thuhet qè edhe italianèt braktisin vendin e tyre. Italianët nuk largohen nga vendi për t’u dhënë një tè ardhme fë mijë vetë tyre. Ata nuk largohen nga vendi për t’u shëruar edhe nga sëmundjet më banale. Ata nuk largohen nga vendi sepse shkollat italiane nuk njihen jashtë vendit e kështu me radhë .
Dua të shoh një politikë shqiptare që përfshin të rinjtë , të cilët deri tani janë mbytur nga dinozaurë të ‘sigurimit’, një politikë që lufton pabarazitë dhe afirmon drejtësinë sociale.
Ëndërroj një Shqipëri ku nuk detyrohesh të zgjedhësh vetëm mes dy alternativave: të pajtohesh me djallin ose tè arratisesh, nuk i duhet se ku. Ëndërroj një vend që nuk zë vendet e fundit në renditjet ndërkombëtare mbi lirinë e medias dhe algoritmet nuk errësojnë artikujt e shtypit që kritikojnë qeverinë . Do të doja një vend ku pseudo-lufta kundër korrupsionit nuk stimulon akoma më shumë korrupsion.
Ëndërroj një vend ku kryeministri nuk thërret, me arrogancën e një despoti, drejtorin e një emisioni televiziv si Report (Raitre) për të ndërprerë serinë dokumentare që zbulon kutinë e Pandorës.
Me pak fjalë, ëndërroj një vend që do tè më bënte vërtet krenar.