Home Gjeo-Ekonomia Tabaku debat për profesionet e Lira dhe rritjen e rrogës së Gjykatës...

Tabaku debat për profesionet e Lira dhe rritjen e rrogës së Gjykatës Kushtetuese

Ndonëse mazhoranca socialiste nuk e kaloi në votim propoziimin për rritjen e rrogës së Gjkykatës Kushtetuese, deputetja e PD Jorida Tabaku pati një debat të nxehtë në lidhje me këtë propozim duke i kujtuar Gjykatës Kushtetuese rëndësinë e imparcialitetit ndërkohë që socialistëve i ftoi të kërkonin rritjen e rrogaev për SPAK dhe GJKKO.

“Po këtu po flasim për parime dhe këtu po flasim për një sistem që funksiononse për shembull për mua nuk tingëlloi fare mirë , kërrciti që GJK për dy borde, për Bordin e Ushqimeve mori një vendim që e konsideroi antikushtetues ndërsa bordin e karburanteve që ishin si dy pika uji, si dy pika karburanti në fakt, mori një vendim ndryshe nga i pari.

Këtu ka një pikëpyetje të madhe zoti Brace! Për stadardin dhe për pavarësinë e institucionit, kështu që nëse unë do kisha ndonjë paramendim atëherë do thoja ja rrisim pagat GJK se kemi një vendim javës tjetër. Por jo, ne nuk duhet ta prishim sistemin pikërisht për të ruajtur këtë pavarësi. Javës tjetër GJK ka një peshë të rëndë, ka peshën për të vërtetuar a është e drejtë, a është e aftë GJK të vlerësojë dhe të jetë kontroll për Qeverinë dhe a është GJK institucioni i cili mban balancën e pushteteve?

A vendos GJK në të mirën publike? A vendos GJK dhe kur Qeveria shkel ligjin,shkel Kushtetutën dhë dëmton interesin publik? Sepse kjo ka ndodhur me profesionet e lira.” U shpreh deputetja Tabaku në një fjalim të fortë drejtuar një kuvendi që përgatitej të votonte.

Ajo i bëri thirrje profesionistëve të lirë që të bashkoheshin me të në 18 qershor në seancën në GJK që do të vendosë kushtetueshmërinë e taksës së vendosur nga qeveria.

Më poshtë fjala e plotë:

Lidhur me diskutimin për ligjin “Për Ndryshimin e Pagave të Gjykatës Kushtetuese” dhe unë do të them atë që thashë kur ky ligj u prezantua para pak muajsh në parlament, që kërkova që mazhoranca ta hiqte nga rendi i ditës. Kam bërë dhe reagime, por politikanët fjala dhe qëndrueshmëria i mban! Sot i kërkoj përsëri mazhorancës t’a heqi nga rendi i ditës, po me të njëjtin parim dhe të mos futemi përsëri për të diskutuar një aventurë e cila e prish balancën që është krijuar në sistemin e drejtësisë.

Së pari, kërkesa e Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave që vjen nga ministri i Drejtësisë sikur është zyrë buxheti e kësaj Gjykate, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese raporton në Parlamentin e Shqipërisë dhe i duhej drejtuar Komisionit të Ligjeve, siç janë drejtuar institucione të tjera, për mua është e papranueshme.

Së dyti, Reforma në Drejtësi që i tundni flamurin sa herë që duhet por dhe kur nuk duhet, kjo reforma që ka ngritur një strukturë të institucioneve dhe që ka krijuar një sistem i cili ka kontrrollin dhe balancën në thelb, po kjo reformë që ka krijuar standarte dhe parime për vlerësimin e këtyre institucioneve do e bëntë të udhës që ndryshimin e pagave të Gjykatës Kushtetuese ta bënit me të gjitha institucionet e drejtësisë.
Sot, institucionet e tjera të drejtësisë, me theks të veçantë tek SPAK dhe tek GjKKO, kanë volum pune dhe vështirësi për t’u përballur me krimin e organizuar, me korrupsionin qeveritar, me bandat të cilat ashtu siç po ekspozohen me lidhje politike që po mbijetojnë për shkak të këtyre lidhjeve, e rrit vështirësinë e prokurorëve dhe gjykatësve të një shkalle sipërore krahasuar me të tjerë. Nga ana tjetër, prokurorët e SPAk dhe gjykatësit e GjKKO janë më të kontrrolluarit në RSh dhe ata janë në bazë të një sistemi i cili nëse ndryshohet pagat e një prej institucioneve, duhet të jenë zinxhir dhe më të tjerat. Arnimi, copëzimi i Reformës në Drejtësi, marrja preferenciale e një institucioni e bën “pis” procesin, reformën dhe ngre një hije vetëm në lidhje me pagat e GjK. Përse duhet të diskutojmë vetëm për pagat e GjK kur ka mbi 2 vite në Komisionin e Ligjeve që institucionet kanë sjellë një sërë ndryshime ligjore për mbarëvajtjen e institucioneve, qoftë dhe paga.

Unë nuk jam kundër rritjes së pagave, sepse po të kishte një rritje pagash uniforme për këtë sistem, nuk besoj që do të kishte problem as opozita për ta votuar këtë. Por ky copëzim e dëmton procesin, duke rritur pagat e vetëm 9 personave duke prishur të gjithë hierarkinë e sistemit të pagave, një sistem që me të mirat e të këqijat e tij është duke funksionuar.

Thënë kjo,unë përsëri kërkoj ashtu sic kërkova një vit më parë që të hiqet nga rendi i ditës, të bëhet një diskutim gjithëpërfshirës,të hapet një debat i gjerë në lidhje jo vetëm me këtë por dhe me ndryshime të tjera dhe të mos bëhen ndryshime të njëanshme duke peshkuar, duke marrë vota, duke negociuar për të marrë vota me këdo deputet këtu në Parlamentine Shqipërisë. Kjo është e papranueshme dhe kjo cënon rëndë integritetin edhe të këtyre institucioneve të drejtësisë. Thënë kjo, pak muaj më parë, kam nisur një betejë në emër të Partisë Demokratike për sa i përket tatimit antikushtetues dhe të padrejtë të profesioneve të lira i cili do të gjykohet në datën 18 Qershor , ditën e martë,javës tjetër në GJK. Padisë së grupit parlamentar të Partisë Demokratike i janë bashkaur njëkoëhsisht dhe padi të grupeve të tjera të interesit, të avokatëve,noterëve,njëkohësisht profesione të tjera të lira. Zoti Brace nëse unë do kisha ndonjë konflikt interesi do thosha hajde ja rrisim pagat GJK që të na votojnë pro këtë vendimin.Po këtu po flasim për parime dhe këtu po flasim për një sistem që funksiononse për shembull për mua nuk tingëlloi fare mirë , kërrciti që GJK për dy borde, për Bordin e Ushqimeve mori një vendim që e konsideroi antikushtetues ndërsa bordin e karburanteve që ishin si dy pika uji, si dy pika karburanti në fakt, mori një vendim ndryshe nga i pari.Këtu ka një pikëpyetje të madhe zoti Brace! Për stadardin dhe për pavarësinë e institucionit,kështu që nëse unë do kisha ndonjë paramendim atëherë do thoja ja rrisim pagat GJK se kemi një vendim javës tjetër. Por jo, ne nuk duhet ta prishim sistemin pikërisht për të ruajtur këtë pavarësi. Javës tjetër GJK ka një peshë të rëndë, ka peshën për të vërtetuar a është e drejtë, a është e aftë GJK të vlerësojë dhe të jetë kontroll për Qeverinë dhe a është GJK institucioni i cili mban balancën e pushteteve? A vendos GJK në të mirën publike? A vendos GJK dhe kur Qeveria shkel ligjin,shkel Kushtetutën dhë dëmton interesin publik?

Sepse kjo ka ndodhur me profesionet e lira. Unë i bëj thirrje të gjithë 30 mijë profesionistëve të lirë të cilët jane duke paguar një tatim antikushtetues , nga 1 Prilli janë duke paguar 30 deri ne 50% të xhiros,i bëj thirrjë të gjithë atyre që javës tjetër në 18 Qershor kur GJK ta shqyrtojë këtë vendim ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Ne mund të mendojmë ndryshe mbi mënyrën sesi sot mund të qeveriset Shqipëria , mundn të mendojmë ndryshe për shumë gjëra që nuk shkojnë mirë sot, por për të mirën publike,interesin publik,barazinë para ligjit ne duhet të jemi të gjithë në një zë.Unë nuk kam sulmuar ndonjëherë as gjykata as prokurori,kam shkuar atje për arsye të ndryshme nga ato që shkojnë sot deputetët e qeveritarë, kam shkuar për të denoncuar !

E nuk kam për ta sulmuar ndonjëherë asnjë institucion,sado më pëlqen a nuk më pëlqen vendimi i këtij institucioni por tatimi i profesioneve të lira është e qartë, është kristal, është e pastër një shkelje e Kushtetutës që GJK nuk mund ta mbajë mbi shpinë vendimin për mos ti dhënë të drejtë atyre profesionistëve të lirë. Zoti Sulaj përmendi me të drejtë një sërë biznesesh që janë duek u mbyllur,duke u larguar. Unë takoj përditë profesionistë të lirë të cilët më thonë “ do ta lëvizim biznesin në Kosovë,do shkojmë të regjistrohemi në vende të tjera sepse jemi duke paguar taksa të padrejta”. Sepse sot nëse modeli ekonomik që taksa socialiste, se nuk i vjen fare mirë kolegëve, taton 8% dividentin nga ana tjetër këtu po paguhet 30-50% puna sepse puna në këtë vend nuk vlerësohet.

Tatimi i profesioneve të lira me taksë më të lartë se cdo profesion tjetër në Republikën e Shqipërisë,është i padrejtë dhe ne pavarësisht ndasive dhe mendimeve të ndryshme që kemi në këtë Parlament duhet të ishim bërë bashkë.duhet të ishim bërë bashkë për të korrigjuar sistemin nëse ka probleme dhe për të parë se ku ka informalitet dhe për të parë se ku ka probleme. Mund të japim të gjithë mendimet tona por jo për të bërë barrë një grup biznesesh 30.000 familje që sot po trajtohen padrejtësisht me një taksë që është abuzive dhe është e ndryshme nga cdo lloj tjetër takse në Republikën e Shqipërisë.

Për këtë arsye uroj shumë një vendim të drejtë javës tjetër por edhe hapjen e një debati publik të gjerë me të gjithë, një bashkëbisedimi me të gjithë profesionistët e lirë dhe vendimbërësit, se cili është modeli më i mirë i zhvillimit, se cili është mendimi më i mirë që mund të kemi si referencë dhe se cfarë duhet bërë për ta tërhequr trurin jo për ta larguar trurin, cfarë duhet bërë për ti tërhequr këto profesionistë të lirë e jo ti largojmë ato, për të stimuluar rritjen dhe hapjen e bizneseve që në vitin 2023 është në ritmet më të ulëta që nga viti 1997 . 11% ritmi i hapjes së bizneseve që normalisht shkon mbi 50% se hapen e mbyllen bizneset në mënyrë periodike po kjo taksë është duke ndikuar pikërisht dhe normën e hapjes së bizneseve të reja. Ne nuk duhet që të lejojmë që ndasitë politike të bien barrë mbi qytetarët. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo taksë antikushtetuese dhe e padrejtë të përdoret si mjet për ti detyruar shqiptarët për tu larguar, shtresën e mesme që është e mbingarkuar dhe nuk ka asnjë kompleks për të thënë këtu që mendojmë ndryshe por për këtë cështje mund të bëhemi bashkë. Dhe duke thënë këtë unë shpresoj shumë në një vendim të drejtë javës tjetër në GJK , shpresoj shumë që të vendoset një standard për ti thënë jo dhe abuzimit dhe shkeljes së Kushtetutës nga ana e Qeverisë. Faleminderit!

360grade.al

Share: