Përgatiti: Gladiola Jorbus
Yin dhe yang janë koncepte qendrore në filozofinë kineze. Ato simbolizojnë dy forca të kundërta që ndërthuren dhe plotësojnë njëra-tjetrën. Ja çfarë përfaqësojnë:
Yin (陰 ose 阴): Forca primare femërore dhe pasive. Yin nënkupton errësirën, të ftohtin dhe lagështinë. Shpesh simbolizohet nga tigri dhe numrat çift. Yin përfaqëson tokën, hënën dhe errësirën.
Yang (陽 ose 阳): Forca primare mashkullore dhe aktive. Yang përfaqëson dritën, të ngrohtën dhe thatësirën. Shpesh simbolizohet nga dragoi dhe numrat tek. Yang përfaqëson qiellin, diellin dhe dritën.
Së bashku, yin dhe yang krijojnë ekuilibër dhe harmoni në univers. Ato janë si ana me diell dhe ana e hijes së një kodre – të dyja janë të nevojshme për të krijuar një tërësi. Parimi është se asgjë nuk është tërësisht Yin ose Yang, por ato janë dy aspekte të së tërës. Në Yin gjendet Yang dhe në Yang gjendet Yin.
Yin kthehet në Yang dhe Yang kthehet në Yin. Asgjë nuk është konstante; gjithçka është subjekt i ndryshimit të vazhdueshëm.
Yin dhe Yang nuk janë dy fenomene të veçanta, por dy aspekte të së njëjtës energji.
Për të qenë në gjendje të përshkruani diçka, duhet ta krahasoni atë, p.sh. drita nuk mund të ekzistojë pa errësirën, i ftohti nuk mund të ekzistojë pa
nxehtësinë.
Asgjë nuk mund të jetë thjesht Yin ose thjesht Yang, gjithçka është në fluks.
Yin mund të perceptohet si negativ, por si bota ashtu edhe njerëzit do të shuheshin shpejt, nëse do të ekzistonte vetëm Yang .
Yang përfaqëson energjinë mashkullore, aktivitetin, krijimtarinë, mjeshtërinë dhe një pamje holistike.
Yin është energjia femërore, të menduarit logjik dhe fokusim në detaje. Ndarja, gjithashtu u referohet dhe hemisferave të trurit tonë. Nga Yin është krijuar Yang dhe nga Yang është krijuar Yin.
Për shembull, ne kemi nevojë për gjumë dhe ripërtëritje, e cila krijohet nga Yin sepse Yang mbetet një parakusht për jetën e përditshme.
Qëllimi është gjithnjë balanca e vazhdueshme. Por çfarë mund të bëhet për të pasur një jetë në ekuilibër sipas parimeve të Yin dhe Yang?!
Për shumë njerëz, dita përbëhet nga një mori aktivitete të lidhura me Yang, si p.sh.: vrapim, stërvitje, not, palestër dhe vozitje.
Në sasinë e duhur sigurisht që është e dobishme, por duhet të balancohet edhe me aktivitete të tipit Yin si meditimi, joga, tai chi apo dëgjimi i muzikës.
Një tjetër aktivitet Yin është kafeja klasike ose shëtitja në drekë. Burimi më i madh i rimbushjes së Yin është gjumi i mirë i cili e sjell trupin në ekuilibër.