Home Gjeo-Ekonomia Zgjedhjet e PE/ Shtatë parti greke fitojnë vende në Parlamentin Evropian, Beleri...

Zgjedhjet e PE/ Shtatë parti greke fitojnë vende në Parlamentin Evropian, Beleri renditet i katërti mes 7 deputetëve të Partisë Demokracia e Re

Shtatë parti fituan vende në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e së dielës, të cilat treguan fitime të konsiderueshme për partitë e ekstremit të djathtë të Greqisë, sipas rezultateve zyrtare të publikuara të hënën.

Partia Demokracia e Re e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis siguroi 28.31% të votave, duke fituar shtatë vende në Parlamentin Evropian. Fredi Beleri u rendit i katërti në listën e 7 deputetëve me më shumë vota, ndërsa Pirro Dhima i nënti.

Partia kryesore opozitare e majtë, SYRIZA, mori 14.92% të votave, që përkthehet në katër nga 21 vendet e Greqisë në legjislaturën e Bashkimit Evropian. Partia socialiste PASOK doli e treta me 12.79% dhe siguroi tre mandate.

Partia nacionaliste Greke Zgjidhja mori 9.3% të votave, duke fituar dy vende, pak përpara KKE komuniste, e cila mori 9.25% dhe gjithashtu siguroi dy vende.

Tre parti të tjera tejkaluan pragun prej tre për qind të kërkuar për përfaqësim në asamblenë e BE-së. Partia nacionaliste fetare Niky (Fitorja), Kursi për Lirinë dhe Zëri i Arsyes fituan secila nga një vend, me përkatësisht 4.37%, 3.4% dhe 3.04% të votave.

Top Channel

Share: