Para fare pak javёsh, u inaugurua nё tё hyrё tё qytetit tё Shkodrёs njё vepёr monumentale. Flitet pёr veprёn gjigande, “Çelsi Shqiptar” krijuar nga artisti shqiptaro-italian Alfred Mirashi Milot. Kjo vepёr, e cila fitoi njё konkurs tё rёndёsishёm, organizuar nga Ministria e Ekonomisё e Kulturёs dhe e Inovacionit me ministёr, z. Blendi Gonxhja nё Shqipёri pёr vendosjen e disa veprave skulptorike nёpёr mjediset publike shqiptare, u montua nё tё hyrё tё qytetit tё Shkodrёs. Vepra monumentale u realizua nё Shqipёri nga kompanitё “Metal Vata” nё Kurbin dhe “Miculi” nё Shkodёr. Disa ditё pёrpara inaugurimit, tek rezidenca e Ambasadёs Italiane nё Tiranё, ambasadori italian zoti Fabrizio Bucci, pёr nder tё karrierёs sё tij dipllomatike, organizoi njё pritje me shumё figura tё shquara dhe autoritete politike nё Tiranё.
Skulptura konceptuale, me kuratorё zotin Albert Vataj, Massimo Guastella dhe kinezin Ji Shaofeng u vendos nё njё vend shumё domethёnёs, nё qytetin e Shkodrёs. Jo vetёm qё rrethorja gjendet fare pranё kalasё sё vjetёr, por gjithashtu ajo gjendet nё hyrje tё qytetit, e cila simbolizon edhe portёn kryesore pёr t’u futur nё qytet.
E kemi parё kёtё artist me origjinё shqiptare tё rritet pak nga pak. Qё nga vitet nёntёdhjetё kur studionte nё akademinё e Brerёs nё Milano, pastaj me eksperiencat artistike nё Londёr, Nju Jork, Kinё, pastaj, vit mbas viti, e kemi ndjekur ecurinё e tij duke i ngjitur shkallёt e mundimshme tё artit dhe tё njohjes me punё dhe sakrifica. Sakrifica nga mё tё vёshtirat, por me guximin, kurajon dhe besimin e patundur tё vizionit tё tij mbi ecurinё artistike. Mund tё themi se kur njё artist e ka tё qartё se ku don tё arrijё, ai, jovetёm nuk trembet por atij i shtohet optimizmi, grinta dhe vendosmёria pёr tё arritur atje. Edhe pse rruga do ti kushtojё sakrifica, mund, djersё edhe gjak. Qё prej disa vitesh, tashmё i njohur dhe i afirmuar nё botёn e artit botёror, me serinё e çelsave tё shtrembёruar gjigandё, inauguruar nё Lece, nё Çervinara, nё Napoli dhe tani nё tё hyrё tё Shkodrёs, artisti shqiptar nuk bёn gjё tjetёr veçse konfirmon njё mesazh tё fuqishёm hapjeje, integrimi dhe sidomos mikpritje. E ku mund tё gjente njё domethёnie mё tё bukur fjala mikpritje se sa nё Shqipёri, ku njё nga kollonat e kulturёs shqiptare, pёrveç besёs, miqёsisё, punёs dhe vullnetit, ёshtё edhe mikpritja. Me kёtё mesazh paqje dhe hapje Milot dёshiron tё shkojё gjithkund nёpёr sheshet e Europёs dhe tё botёs.
Por nuk ёshtё vetёm kaq. Duket qartё se me pёrmasat e tyre gjgande, çelsat duan tё jenё njё “Ulёrimё e heshtur” nё metal, njё “Britmё pa ndёrprerje” nё njё botё, e cila me armёt bёrthamore bёhet gjithnjё edhe mё kёrcёnuese.
Duke parё qё domethёnia ёshtё e bukur dhe kuptimplote, jam i bindur qё Milot ёshtё veç nё fillimet e projektit tё tij gjigand. Gjigand, jo vetёm si pёrmasa skulptorike dhe nё domethёnien estetike dhe filozofike, por gjithashtu gjigand edhe nё ambicjen e tij pёr ta shtrirё kёtё seri skulpturash gjithkund nёpёr sheshet e botёs.
Duket se sidomos me veprat e fundit, realizuar nё hekur, çelёsat e tij tё stёrrmёdhenj, (mbi 20 metra) i kanё gjetur dyert e tyre, gjithmonё hapur, ndaj ato, shtrembёrohen qёllimisht nga artisti, pёr t’u lёnё pastaj mёnjanё, pёr tё mos u pёrdorur mё kurrё. Ky ёshtё edhe mesazhi themelor i veprave tё tij.
E njoh personalisht Alfred Mirashin Milot, qё nga viti I largёt 1984 kur filluam sё bashku liceun artistik “Jan Kukuzeli” nё Durrёs. Kanё kaluar plot dyzet vjet. Dyzet vjet qё mendja dhe shpirti i Fredit, punon pёr artin. Si pёr pikturёn po ashtu edhe pёr skulpturёn. Janё dyzet vjet eksperiencё, luftё, pёrpjekje, net pa gjumё, reflektime, meditime, njohje, punё pa fund, dhe sidomos besim tek vetvetja. Nёse suksesi ёshtё aftёsia e njeriut pёr t’u ngritur nё kёmbё mbas çdo dёshtimi tё vogёl a tё madh, kjo domethёnie vlen pёr artistin Milot, i cili, gjatё kёtyre dhjetёvjeçarёve, nuk ёshtё trembur kurrё, por me besim ka shkuar gjithmonё pёrpara. Pёr tё arritur mё nё fund, qё artisti Milot, ta gjente thelbёsoren e artit tё tij. Simbolikёn e çelsit tё pёrndrydhur, ose tё shtrembёruar. Çelsi, i cili ёshtё njё simbol kaq i njohur dhe i pёrdorur nga njerёzit, nёn optikёn filozofike dhe estetike tё artistit shqiptar, merr njё domethёnie krejt tё re dhe bashkёkohore. Bashkёkohore sepse bota e sotme duket sikur po shkon nё dy drejtime. Nga njёra anё, ёshtё mёse e vёrtetё qё lёvizjet e popujve po bёhen gjithnjё edhe mё tё shpeshta, sidomos nga lindja drejtё perёndimit. Nё fakt, luftёra, thatёsira, mungesat e tё ardhmes, po i zhvendosin popujt pak nga pak drejt zonave mё tё zhvilluara; por nga ana tjetёr, rryma tё reja ideshё populiste, shprehur me idetё politike tё reja, janё pёr mbylljen e kufijve dhe pёr ndёrtimin e “Qendrave tё pritjes sё parё” tё emigrantёve, larg territoreve tё tyre. Tё cilat bartin dhe transmetojnё thjeshtё mesazhe mbyllje, izolimi dhe dёbimi. Krejt e kundёrta e asaj qё çelsat gjigandё dhe tё shtrembёruar tё artistit Milot duan tё mbrojnё dhe tё thonё. Kjo tendencё, jo vetёm europiane, por edhe botёrore, i shtyn njerёzit, kombet, popujt tё ngrejnё mure tё reja, barriera tё pakalueshme, Izrael, Amerikё, Rusi, ndёrkohё qё nuk kanё kaluar as 35 vjet qё nga shembja e murit tё Berlinit. Urime tё mёtejshme artistit me origjinё shqiptare Alfred Mirashi Milot nё projektet e tij gjigande nё tё ardhmen.
Firenze 29. 6. 2024