Ke parë Ramë të revoltuar ndaj “armiqve të brendshëm e të jashtëm” të 𝙏𝙐𝙍𝙄𝙕𝙈𝙄𝙏?
Ke pyetur veten ” ore ç’ka ky? Pse kaq i ndjeshëm ndaj kësaj pune? Çne që përzjeu edhe patriotizmin në këtë çanak?”
“It’s the economy, stupid.”
Kjo sentencë e strategut të fushatës së Bill Klinton është kyçi: “Është ekonomia, o rrotë!”.
- Si “është ekonomia”? – mundet të pyesë rrota
- “Follow the money”! – vjen po nga Amerika sentenca tjetër e FBI: NDIQ PARANË!
Këtu ngatërrohet filmi!
Falë edhe larjes së trurit që bën KËNDI I KUQ ( dmth sistemi bolshevik i propagandës së Ramës ) ne besojmë se 20 milion turistët që do të vërshojnë sivjet do të na përmbytin me euro e dollarë!
Prandaj duhet të flasim mirë ne për turizmin: për hir të euro -dollarëve që do ta lulëzojnë vatanin tonë. Prandaj është armik e tradhëtar ai që flet keq: se po i heq mëmëdheut bukën….🤪🤪🤪
“FOLLOW THE MONEY”
Le të sqarojmë në fillim se 𝘾̧’𝙀̈𝙎𝙃𝙏𝙀̈ 𝙁𝙇𝙇𝙐𝘾𝙆𝘼 𝙀𝙆𝙊𝙉𝙊𝙈𝙄K𝙀?
Fllucka ekonomike është një periudhë kur çmimet e aseteve tejkalojnë shumë herë vlerën e tyre. Kjo ndodh për shkak të spekulimeve financiare. ( Kush njeh historinë e Soros, e kupton në çast )
Edi Rama me bandën e tij krijoi me shumë sukses flluckën e 𝙉𝘿𝙀̈𝙍𝙏𝙄𝙈𝙀𝙑𝙀.
Ndërkohë që vendi zbrazet me rrjedhje të lirë dhe fuqia e punës ( natyrisht edhe ajo blerëse ) zvoglohet ditën për diell… “kërkesa për banesa rritet”! 😳😳 Jo ore! Po nga kush? ” Nga emigrantët”! 🤪🤪🤪…
“E mirë! Nga krimi!” 🤣🤣🤣
Në një vend ku paga mesatare është 600 € metri katror i shtëpisë është 2400 €!
Dëgjoni Veliajn në çdo “përurim”: – “Falë investimit tonë u rrit vlera e pronës këtu”. ( një nga mekanizmat fryrës të flluckës )
Fillimi i flluckës së ndërtimit nis me ardhjrn në pushtet të Ramës, me “disiplinimin” e sektorit të ndërtimit. Pas ndryshimeve në ligj të ndërmarra nga “rilindja” personat fizikë, ustallarët, brigadat e firmat e vogla praktikisht dolën jashtë loje.
Të drejtën për punime ndërtimi, riparime tendera etj e morën vetëm një grusht kompanish të mëdha, të lidhura me pushtetin. Me ligj u ndryshuan edhe kriteret e ndërtimit. Që nga ai çast as distanca nuk ruhet më. Përditë ndërtohet bythë më bythë, përditë rriten çmimet, po aq sa katet,…ama përditë emigrojnë blerësit. Si kështu?
F LL U C K Ë E K O N O M I K E !!!!
Flluckë ala Soros e krijuar me çdo mekanizëm spekulativ të pushtetit politik, propagandistik, legjislativ dhe ekonomik prej Edi Ramës.
Mirëpo Tiranës po i mbaron toka. Ndërsa gjigandët e krimit dhe korrupsionit që bëjnë paratë me flluckën e ndërtimit kanë nevojë për hapësira të reja.
PO KU?
Sapo kalon tunelin e Llogarasë të shfaqen në të djathtë dy dete: Joni dhe betoni. Një geto gjigande , me kuti 3 faqe beton e një faqe qelq secila, ta ngrin ngazëllimin e pushimeve.
- Sa është një shtëpi në këtë geto?
- Mbi gjysmë milioni euro!
Këtu fllucka ka funksionuar në përsosmëri! ” Blini! Blini shpejt se do ti rritet vlera! Ja, Rama po bën rrugën, po bën tunelin. E blen sot 1 lek e shet nesër 3! Blini! Blini! Blini!”
Vlera e atyre furriqeve në geto, ku detin e ke vështirë ta shohësh ndër tarracat e komshinjve ka kapërcyer llahtarshëm, prej spekulimeve të flluckës.
Vijmë tani tek 𝙁𝙇𝙇𝙐𝘾𝙆𝘼 𝙀 𝙏𝙐𝙍𝙄𝙕𝙈𝙄𝙏.
“Dhjetra milionë turistë do të vijnë”!
“Shqipëria – Maldivet e Europës”!
“Karaibet e fshehura të Europës” etj etj
Papritur shpërtheu shtypi botëror, nga Amerika në Australi, nga Suedia në Spanjë e magjepsur pas nesh. “Vetëm zogjtë këndojnë pa parà” – ka thënë në parlamentin e ’91- shit i ndjeri Ylli Vejsiu. Bombardimi me reklama të fryra për “magjinë” shqiptare është ashiqare punë e një fushate të paguar shumë shtrenjtë ( por që nuk ka asnjë info zyrtare për të ).
Si pasojë e kësaj fushate kërcyen frikshëm çmimet në Vlorë, ku sot nuk gjen më banesë nën 1000 €/m². Si pasojë e kësaj 𝙁𝙇𝙇𝙐𝘾𝙆𝙀 të 𝙏𝙐𝙍𝙄𝙕𝙈𝙄𝙏 në Drimadhe po betonojnë ata që kanë fobi prej “atij që vjen nga mali e ngul çadrën”. Në Jalë rrangallet prej dërrasash janë në grahmat e fundit. Betoni i NJË DORE, i një ndërtuesi, ka transformuar relievin që nga kodra lart deri në breg të detit.
Ndryshimet në ligj, bërë nga Rama për “investitorët strategjik” praktikisht ka shpronësuar mijëra shqiptarë me toka në bregdet. Të gjitha këto – “për një interes të madh patriotik’!
Kështu o shok! Fllucka e turizmit është vijim i flluckës së ndërtimit. Është Stalingradi ekonomik i oligarkisë. Aty prodhohen miliardat dhe aty lahen miliardat. Aty prodhohet politika dhe politikanët.
“NDIQ PARANË”!!
Mos e harro këtë moto të FBI. Në një vend të inkriminuar, me një pushtet të ndërtuar si organizatë e strukturuar kriminale dhe që ashtu funksionon, NDIQ PARATË!!