Gjykata e Lartë ka shtyrë procesin ndaj Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit, duke e lënë për në datën 16 korrik.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha mëson se dhe Berisha edhe dhëndëri i tij kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të kolegjit, pra të të tre gjyqtarëve në çështje. Konkretisht relatorit Sokol Binaj, Sandër Simonit dhe Ilir Pandës.
Në gjykatën e lartë sot pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezit që kishin kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Seancat duhet të mbaheshin në 15 .30 dhe 15. 40, por për të shqyrtuar kërkesat për dorëheqjen e trupës Gjykata nuk e pati të mundur mbajtjen e seancës.
Top Channel