Home KRYESORE Grantet për StartUp-et e supës! Nga Irena Beqiraj

Grantet për StartUp-et e supës! Nga Irena Beqiraj

Në 1994 një gjerman vizitoi Shqipërinë edhe ishte impresionuar nga numri I madh i bar kafeve ” Atje në Shqipëri – ju tregoi miqve- gjysma e popullit bënin kafe, gjysma tjetër pinin kafe !”

30 vjet më vonë , dëgjova që Ministria e Inovacionit edhe Sipërmarrjes drejtuar jo fare cuditërisht në fillim të mandatit të tretë nga Edona Bilali, ( e cila para se të bëhej ministre njihej në publik për shpjegimin interesant të strategjive femërore të flirtimit), jepte grante, pra para publike për startUp- et e prodhimit te supës (ndryshe të quajtura restorante).

Besoj fort që cdo individ i interesuar për ekonominë jo domosdoshmërisht njohës i saj e kupton që bën sens të ndihmohen financiarisht me para publike startUp-et të cilat tentojnë sektorë të pashkelur më parë nga kompani të tjera edhe ku rrjedhimisht risqet operacionale janë larta .

Thënë ndryshe qeveria duke I financuar këto kompani tenton të ulë disi riskun financiar duke i ndihmuar sipërmarrësit të përballojnë riskun operacional. Përfitimi publik është eksplorimi I sektorëve të rrinj që rrisin produktivitetin në ekonomi .

Nuk e gjej dot se cilat janë eksternalitetet apo shtegu I pashkelur I një ideje apo startUp-i në sektorin e përgatitjes së supës , në një vend ku që prej 94 është prodhuar kafe e supë ! Sikurse nuk gjej dot asnjë përgjigje sesi rritet produktiviteti në ekonomi duke investuar qeveria tek sektori më pak produktiv, sektori i restoranteve.

Por për të mos e torturuar veten me pyetje vendosa të shoh sërisht videon ku Edona shpjegonte sesi vajzat flirtojnë duke kërkuar cakmakun edhe rilexova vargjet satirike:

Një ditë të bukur behari
Në plazh c’u gjeta i vrari
Gocat, që I marrtë lumi
Qeshnin më zgjuan nga gjumi .

Hapa sytë e i vështroja
Doja më to të flirtoja ,
Një prej tyre vjen me hap,
Më pyet ” Djali ke cakmak?! “

Si ti thoja” kjo eshte gjëmë,
Kam dy javë që e kam lenë”.
Unë I gjori jam papunë,
Nuk kam lek as për sapun “!

Mu lidh gjuha, mbeta guak ,
Edhe një dru e kisha hak!

Se pat thënë dikur (Edona) Bilali!
Pa cakmak , s’bën me dal djali !


U ftillova e nuk kisha më asnjë pyetje !

Share: