Home Gjeo-Ekonomia Kriza e ardhshme ekonomike globale në vitin 2026 dhe do të jetë...

Kriza e ardhshme ekonomike globale në vitin 2026 dhe do të jetë më e keqja në histori

Përgatiti Mirela Jorgo

Kriza e ardhshme ekonomike globale do të ndodhë në vitin 2026 dhe do të jetë më e keqja në histori, pohon autori britanik, ekonomisti dhe konsulenti i biznesit Fred Harrison bazuar në modelin e tij të ciklit ekonomik 18-vjeçar.

Pretendimet e tij kanë një peshë të veçantë, sepse 80-vjeçari Harrison ishte një nga të paktët analistët që parashikoi krizën e fundit financiare dhe të pasurive të paluajtshme, e cila filloi në 2008, me kohë.

Harrison beson se është e gabuar të përdoret toka dhe pasuritë e paluajtshme si shtytësit kryesorë të rritjes ekonomike. Ideja e tij themelore është se ekonomistët gabimisht supozojnë se gjendja e tregut të pasurive të paluajtshme varet nga kushtet në pjesën tjetër të ekonomisë, sepse pronësia është faktori kyç që formon ciklin e biznesit, dhe jo anasjelltas.

Çmimet globale të pronave, të cilat Harrison argumenton se janë kyçe për çdo krizë, do të vazhdojnë të rriten deri në vitin 2026 dhe më pas do të shemben ndjeshëm.

Gjatë krizës së vitit 2008, qeveritë kombëtare derdhën para në banka, të cilat përfituan nga tregu i pasurive të paluajtshme – pra zbutën pasojat e kolapsit. Megjithatë, kostot duhej të përballoheshin nga qytetarët. Në fund të këtij cikli 18-vjeçar, shtetet do të jenë me mbi-borxhe sa do ta kenë shumë të vështirë të marrin hua në treg për të shpëtuar ekonomitë e tyre”, shpjegoi Harrison.

Situata aktuale është rënduar nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, ndër të tjera në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Francë, prandaj partitë në pushtet injorojnë edhe më shumë kursimet.

“Borxhet do të rriten me afrimin e zgjedhjeve dhe duke u bërë më shumë premtime, por së shpejti qeveritë kombëtare do të kuptojnë se nuk mund të marrin më hua aq sa duhet. Për të përmbushur premtimet e tyre, atëherë do të duhet të printojnë shumë para të reja. gjë që do të rrisë inflacionin dhe do të lërë pasoja për qytetarët e zakonshëm”, tha Harrison.

Fred Harrison beson gjithashtu se kriza e ardhshme financiare do të përfitojë presidentin rus Vladimir Putin.

“Qeveritë evropiane tashmë po shpenzojnë shuma të mëdha për të modernizuar dhe organizuar forca të mëdha ushtarake në rast të një sulmi rus ndaj një prej anëtarëve të NATO-s. Kaosi në të cilin do të gjendet së shpejti Perëndimi do të përdoret nga Putin për të promovuar interesat e tij, pasi lufta në Ukrainë nuk do të përfundojë sipas dëshirës së tij. Në thelb, e ardhmja jonë nuk është aspak e ndritshme”.

Share: