Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi miratoi sasinë e fletëve të votimit që do të prodhohen për çdo qendër votimi për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Himarë, më 4 gusht.
Në këto zgjedhje të pjesshme do të kenë të drejtën e votës 23 mijë e 74 zgjedhës, sipas listës së përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e gjendjes civile.
Megjithatë, numri i fletëve të votimit është 2 për qind më shumë se numri i zgjedhësve dhe do të jenë 36 Qendra Votimi.
Zgjedhjet duket se do të përballin vetëm dy kandidatë, të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Vangjel Tavo me Petro Gjikuria.
Regjistrimi i partive politike do të bëhet më 22 korrik, për të vijuar më pas me koalicionet dhe kandidatët./abcnews.al