Barack Obama ka falënderuar dhe përgëzuar Joe Biden, por nuk ka mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr Partinë Demokratike në garën presidenciale.
Ai tha në një deklaratë: Ne do të lundrojmë në ujërat e paeksploruara në ditët në vijim. Por kam besim të jashtëzakonshëm se liderët e partisë sonë do të jenë në gjendje të krijojnë një proces nga i cili do të dalë një kandidat i shquar.
Ai e quajti zotin Biden një nga “presidentët më të rëndësishëm të Amerikës”, si dhe një “mik dhe partner të dashur” për të.
Bill dhe Hillary Clinton kanë mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.
Në një postim në X, ata falënderuan Joe Biden për karrierën e tij “të jashtëzakonshme” të shërbimit, duke shtuar se ishin “të nderuar” të mbështesnin zonjën Harris.
Ata thanë se kjo ishte mënyra më e mirë për të ndaluar Donald Trump që të rihyjë në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president.
“Ne kemi përjetuar shumë ulje-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump”, thuhet në deklaratën e tyre.
“Tani është koha për të mbështetur Kamala Harris dhe për të luftuar me gjithçka që kemi për të zgjedhur.”
Top Channel