Mjekja e pezulluar e përfshirë në skandalin e ndodhur tek Onkologjiku në QSUT, Alketa Pere është përballur live me një nga pacientet e saj.
Fatmira Vata në një lidhje telefonike tha se kur ishte diagnostikuar me sëmundje tumorale mjekët e Onkologjikut i thanë të shkonte në spital privat.
Fatmira Vata: Kur kam shkuar në atë spital, jam përball me doktoreshën e kam thënë edhe në pasdite, jam ndjerë e poshtëruar në atë spital sapo kam shkelur veç gjendjes psikologjike të rënduar, ishte një roje që ishte i pirë që nuk të linte të hyje, na thonin rrini në pllaka në radhë, më kanë thënë sallën e kemi në konstruksion, më është thënë nuk e kemi ilaçin, kam shkuar tek private kur jam ankuar më është dhënë mundësia të bëj tre kimio pasi jam ankuar, kam arritur të bëjë radioterapinë, kam takuar mjeken dhe më tha do të mjekohesh 5 vite, u mbusha me njolla të kuqe, shkova i them mjekes nuk ngrinte kokën të më shikonte, i thash këto shqetësime, unë tani jam mirë me shëndet.
Alketa Pere: E kujtoj rastin e Fatmira Vatës.
Fatmira Vata: Më kanë detyruar këta ta bëj operacionin në privat, kam shkuar vetë dhe më thoshin e ke agresiv kancerin. Nuk më tha thënë njeri.
Alketa Pere: E kam mjekuar me një dashuri të pakufishme ka qenë një nga pacientet që e ka pasur të vështirë për shkak të shtetit.
Alketa Pere është pjesë e skemës abuzive së bashku me 6 persona të tjerë të cilët dërgonin pacientët me kancer nga QSUT drejt spitaleve private.
Pere u la në masën detyrim paraqitje nga Gjykata e Tiranës, ndërsa hetimet vijojnë ende.
Top Channel