Nga Irena Beqiraj
Vendosa vetëm ta shoh e mos ta degjojë fjalën e Kryetarit të Partisë Socialiste . Sado paradoksal të duket ky vendim, dobia shtesë e cdo fjale të tij, tanimë është zero edhe filozofia e tij e qeverisjes e qartë “përgjegjësia është personale ose ndryshe ‘lojtaret bien, por loja ime vazhdon’.
Duke e ndjekur pa zë gjithë vëmendjen time e morrën delegatët, disa prej të cilëve i njoh personalisht . Në mardhënie private para një filxhani kafeje apo gote me verë, ato që njoh e vlerësojnë integritetin dhe aftësinë e secilit prej nesh pikërisht nga ndershmëria dhe efektiviteti që gjithkush nga ne mbron dhe shpalos idetë e tij.
Ndërkohë ato vetë në karriket e pozicioneve publike sillen tërësisht ndryshe. Gatishmëria e tyre “për të tretur” cdo marrëzi si të pranueshme është e dukshme.
Ajo sallë dje ishte e mbushur nga njerëz, shenja kryesore dalluese e të cilëve është pamundësia ( kursesi paaftësia) për të peshuar idetë. Burra e gra mendimi i të cilëve rrotullohet vetëm rreth sigurimit të një vendi në “klubin e të besuarve të kryetarit”. Njerëz të pushtuar nga emocionet ku emocioni dominues është frika.
Njerëz “të braktisur” njëherë e mirë nga instikti I rebelimit I cili është themeli i ndërgjegjes së njeriut, burimi i humanizmit të tij dhe mjeti i evolucionit të tij. Përballë këtij pasioni të veçantë për konformitetin, servilizmin, apo frikës ndaj risisë dhe origjinalitetit, është e paevitueshme që njerizit me mendje të fuqishme dhe bindje të forta të largohet gradualisht nga partia .
Partia nuk ka me asnjë mekanizëm balance . Kontributi politik I cili u jepte antarëve të qeverisë ose forumeve drejtuese te partisë një lloj autonomie në mendim nga Kryetari nuk përfillet më. Ai është zëvendësuar nga gatishmëria për të vazhduar “lojën” e tij. Partia socialiste në peshën e pushtetit ka vdekur edhe është kthyer në një turmë . Në turma nuk ka pikëpamje thelbësore. Pakicat që mendojnë ndryshe “dëbohen” edhe mbijetojnë vetëm njerëzit joreflektues, të cilët gradualisht shëndrohen në shtyllën kurrizore te autokracisë individualiste .
Ndaj edhe dje i shkrova një senatori të Partisë Socialiste : “Të rrojmë e ta kujtojmë Partinë Socialiste “