Home I pakategorizuar Alarmohet Ukraina pas lëvizjeve “të dyshimta” nga ushtria bjelloruse pranë termocentralit bërthamor,...

Alarmohet Ukraina pas lëvizjeve “të dyshimta” nga ushtria bjelloruse pranë termocentralit bërthamor, Kievi paralajmëron: Mos bëni gabime!

Ukraina ka vënë re lëvizje alarmante në kufirin e saj me Bjellorusinë gjatë orëve të fundit. Sipas informacionit të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë po mbledhin forca ushtarake, mes tyre mercenarë Ëagner, në kufirin me Ukrainën.

Transferimi i forcave po kryhet me arsyetimin e stërvitjeve, ndërsa Kievi u bëri thirrje zyrtarëve bjellorusë “të mos bëjnë gabime tragjike nën presionin e Moskës”.

“Sipas shërbimeve të inteligjencës të Ukrainës, Forcat e Armatosura të Republikës së Bjellorusisë, nën ‘justifikimin’ e stërvitjeve, po mbledhin një numër të konsiderueshëm personeli, në veçanti Forcat e Operacioneve Speciale, armë dhe pajisje ushtarake, duke përfshirë tanke, artileri, MLRS, pajisje të mbrojtjes ajrore dhe pajisje të mekanizuara, në rajonin Gomel pranë kufirit verior. Prania e mercenarëve të Ëagner u regjistrua gjithashtu”, tha ministria ukrainase në një deklaratë.

Kievi vëren gjithashtu se kryerja e stërvitjeve në zonën kufitare dhe në afërsi të termocentralit bërthamor, Çernobilit, përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të Ukrainës dhe sigurinë globale në përgjithësi.

“Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve të Republikës së Bjellorusisë që të mos bëjnë gabime tragjike për vendin e tyre nën presionin e Moskës dhe forcave të saj të armatosura për të ndaluar veprimet armiqësore dhe për të tërhequr trupat nga kufiri shtetëror i Ukrainës në një distancë që tejkalon rrezen e zjarrit në sistemet në dispozicion të Republikës së Bjellorusisë”, thekson Ministria e Punëve të Jashtme, duke nënvizuar se Ukraina nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë asnjë veprim jomiqësor ndaj popullit të Bjellorusisë.

“Ne paralajmërojmë se në rast të shkeljes së kufijve shtetërorë të Ukrainës nga Bjellorusia, shteti ynë do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të zbatuar të drejtën e vetëmbrojtjes të garantuar nga Karta e OKB-së. Në të njëjtën kohë, të gjitha përqendrimet e trupave, objektet ushtarake dhe rrugët e furnizimit në territorin e Bjellorusisë do të jenë objektiva ligjore për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, theksoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Top Channel

Share: