- në vend që të numëronin cdo shqiptar me pasaportë të huaj që vjen e pushon në Shqipëri për mall, të merren me cilësinë e ujrave të detit, lumenjve dhe liqenit që janë të fundit në Evropë për nivelin e pastërtisë. Dhe nuk janë të fundit nga ndonjë fatalitet por për shkak të derdhjeve të pakontrolluara të ujrave të zeza dhe fekaleve të toleruara nga pushteti qëndror dhe lokal.
- në vend që të merremi me kritikat ndaj pronarëve gdhë të bizneseve që u merr koka erë nga fluksi i turistëve ditorë me kosto të ulët, të fokusohemi të cilësia e rrugëve, infrastrukturës në përgjithësi dhe mbajtjes së ambjentit pastër dhe dezinfektuar.
- në vend që të gjejmë zgjidhje permanente për plehrat që mbysin kudo dhe as nuk groposen në landfill, as nuk incenerohen me djegie të kontrolluar por digjen në mjedia të hapur, merremi me projektligje për import plehrash.
- nuk besoj ka ndonjë vend në këtë kontinentin ku na ka rënë hise të jemi që miza, grenxa dhe mushkonja bëjnë kërdinë, qentë e rrugës kërcënim, uji dhe dritat që mungojnë etj. Afrikës kot i ka dalë nami se nga Afruka e Jugut dhe Namibia te Madagaskari dhe Seychelle janë parajsa turizmi ndërsa ne vazhfpjmë të ecim anash.
- në vend që të mendojmë non-stop për fitimet e oligarkëve, të mendojmë disa dekika edhe për ata 60-70 përqind të shqiptarëve që sipas statistikave nuk kanë mundësi të bëjnë asnjë javë të vetme pushime në vit.
- në vend të të menduarit për perfeksionimin e lavatrices së parave të pista, të mendpjm pak për këtë popull dhe këta njerëz që si askush në Rvropën e Bashkuar shpenzojmë rrafsh gjysmën e të ardhurave mujore vetëm për ushqim. Se cmimet e këtyre të fundit i kemi mbi mesataren e BE-së, kontrollin ushqimor zero, ndërsa të ardhurat lemeri në raport me koston e jetesës.
Dhe për fund, sikur të lexonim pak më tepër, të mendonim pak më shumë, të ishim pak më kritik me veten dhe me të revoltuar nga keqdrejtimi, nuk do të ishim në këtë derexhe ku lipset t’u drejtohemi naltmadhnisë dhe fuqive të nalta për pak vënie dorë në zemër.