Di Namik Mehmeti, Firenze
17 vjeçari Gerard Mirashi pas nje aktivizimi prej tete vitesh tek ekipi San Michele, Catolica Virtus te Firenzes, ka zgjedhur skuadren e re ku do te vazhdoje te realizoje endren e tij per t’u afirmuar si futbollist i sukseshëm.
Gerard Mirashin duket se e ndjek mbarësia sepse jo vetëm është djali i një artisti me famë ndërkombëtare, por ai ka qenë mbrojtesi i qendres i skuadres se Toskanes ku disa here ka qene protogonist i fitoreve tek “Cattolica Virtus” nga rastësia ose jo e do që nga ky ekip kane dale futbolliste me emer ne Itali si Paulo Rossi, Barzagli etj.
I riu Mirashi nuk ka munguar te jete protogonist ne komentet e gazetes sportive te Toskanes Di Piu, bile dhe i perzgjedhur ne 11 shin e me te mireve te javes.
Sipas burimeve duket se ka qene shume emocionuese ndarja e Gerardit me stafin e Cattolica Virtus ku ishin të pranishëm vete Presidenti i ketij klubi Paolo Bosi, zv.President i FIGC, ish-tranieri Diago Murras tashti ne rolin e trajnerit te skuadres te te rinjve ne Pissa, si dhe me shoket e tij te skuadres.
Të njëtat burime bëjnë me dije për Perqasje.com, se Ishte nje rekomandim krejt befasues qe beri z. Francesko Bianco te cilit i kishte lene shume mbresa loja e shtatlartit Mirashi 1.90 i gjate ne mbrotje, që u mirëprit nga presidenti I Klubit te Beneventos, z. Oreste Vigorito.
Më vonë Gerardi është ftuar nga stafi i skuadres te te rinjve te ketij klubi ne nje stervitje 10 ditore nga ku ka arritur te bind me performancën e tij drejtorin sportiv Simone Puleo, trajnerin Gennaro Lezzo dhe menaxherin e klubit Benevento Daniele de Nigris.
Si rrjedhoje, sot ne prezencen e tyre Gerard Mirashi nenshkroi kontraten me Benveneton Primavera 2 me objektivin per te qene ne te ardhmen pjestar i skuadres se pare qe luan ne kategorine C ne kampionatin italian.
Duhet tu kujtojmë lexursve tanë se Benevento ka qene edhe debutuese ne Seria A (2017) dhe ne kategorine B.
“Eshte nje prove jo aq e lehte rreshtimi im ne kete klub me tradita futbolli, çka me frymzon edhe me shume per t’u stervitur e per te justifikuar besimin e stafit drejtues te Beneventos”- shprehet Gerardi, dhe ne te njejten kohe per te realizuar nje dite edhe deshiren per te luajtur me ekipet kombetare pse jo edhe te Shqiperise.
Mirashi i lindur ne Itali, ku babai I tij Alfred Mirashi Milot, piktor-skulptor eshte i njohur nga shkodranet per vepren e tij “Çelsi shqiptar” i vendosur ne nje nga sheshet kryesore ne hyrje te qytetit verior perballë Rozafes legjendare.
Namik Mehmeti
Firenze