Brishtësia jote më ftoi të ulem tryezës së tempullit Afërditë.
Qytetit ilir Amantia, shikimi yt i ndezur më përvëlonte gjoksin.
Mes zotave të lashtë ti,
përpirë flakësh të zjarrta.
Si qemër ajrit të rrëmbeva.
Mbi udhë të kuqe vrapuar.
Unë udhëtari rebel, hajdut i shpirtit magjik,
Zëri yt më rrënqethi trupin, heshti mendimin.
Fryma më ngrohu shpirtin.
Të dua njëlloj si dije.
Më shumë do të dua nesër!
Mes nesh,..
Diçka e madhërishme, hyjnore.
Pjesë e pa tretur!
Vite e vite kaluar, dritë e pashuar mbeti.
Lakuriqësisë magjepsëse,.. ti e ca drithërima shpirti.
Brixhilda Dede