- Sa herë që Kurti e çel Urën me gojë, Urës së Ibrit i shtohen drynat.
- Merr turr ta çel urën me gojë, sepse e di se nuk e lejon KFOR-i.
- Si ai mangupi që merr turr ta rrah dikënd, kur qëllon ne kallaballëk, se e di që nuk e lejojnë:
O Lëshomni bre… - Pasi që kategorikisht ka vendosur ta hap Urën, i ka ftuar serbët për nesër që
t’i pyes ‘a ta hap urën’ dhe t’i bind ata, pasi që e di se nuk i bind. - Këto taktika nuk janë edhe aq palidhje, por Albin Kurti nuk e lodh kokën më shumë sepse gjithmonë i drejtohet diasporës, të cilët i konsideron ‘analfabetë funksionalë’.
- Që ju merr për analfabetë, njëmend bëheni të atillë nëse nuk i besoni as faktit, e keni me zë e me figurë kur kryeministri ju quan ‘ashtu’.
- Mendjelehtë është vet nëse mendon se i përdorë diasporën si ushtri kundër KFOR-it, dhe nëse përnjëmend kujton se ende mërzitet dikush për Urën e Ibrit.
- Ura e Ibrit u bë temë e nxehtë shkaku i pushimeve verore të mërgimtarëve.
- Ata vijnë për t’u argëtuar, për t’u çmallur, Kosova është si ‘pushimore mallëngjimi’ për ta, e jo për ta dhënë jetën për ty.
- Merre me mend, një shqiptar që jeton në Gjermani, ta lë punën, familjen, e të shkojë të kacafytet me ushtarët e KFOR-it dhe me serbë në Veri!
- Për çka?
- Shqiptari në Gjermani e ka dëgjuar ambasasorin gjerman në Kosovë që kërkon që Ura të hapet me dialog.
- Dhe e ka dëgjuar Dimalin që në emër të Albin Kurtit thërret shqiptarët të çohen kundër Amerikës, KFOR-it, Evropës….!
- Se çfarë frymëzimi mund të ketë një shqiptar që të shkojë të flijohet në Urë!
- Për kë?
- Të më thotë mua dikush, çu bukuroshe, shkojmë e çlirojmë një lagje të Prizrenit që s’di as ku ndodhet, që s’më lidh asgjë me të e s’e di as pse ekziston!
- Do të kalojnë dekadat e s’do të ketë bir nëne që do të mund t’i frymëzojë shqiptarët të vdesin për hekura, për rrugë të mbyllura, për drynjë të ndryshkur e për pallavrat e politikanëve.
- Duhet të harrohet lufta e fundit më parë, duhet të shohin një trohë drejtësi për viktimat, së paku për fëmijët e vrarë,
duhet ta kuptojnë shqiptarët se pse ndodhi që Albin Kurti e bindi ‘Listën Serbe’ të Vuçiqit që të votoj bashkë me Vetëvendosjen kundër pagës minimale për veteranët e UÇK-së… - Tek pastaj, do të mund të imagjinohej një luftë e re për një çlirimin të ri!
- Se, shqiptarët pyesin, pse Albin Kurti e ka rrethuar veten me këshilltarë që janë pasardhës të kriminelëve: Fadil Hoxha, Xhevdet Hamza, Pula, Hamami, Satëmi…
- Çfarë i duhen ata?
- Djem të pashëm, gra moderne, të veshur me shije dhe veturat e tyre sidomos….Mërgimtarët.
Boll kanë hequr, atyre tash u intereson argëtimi, lumturia, dashuria, shopingu…
hapja e ndonjë salloni të bukurisë e jo hapja e Urës së Ibrit me thonjë! - E keni parë se si Albulena Haxhiu vazhdimisht i mban duart me kujdes sikur po ju fryen thonjëve me hukamë derisa t’i teret llaku.
Shumë është e gëzuar që i ka bërë thonjtë e gjatë. - Qeveri e frustruar fukarenjsh, pa asnjë
ditë përvojë pune janë bërë ministra….të papërjetuar, që nuk janë ngopur bukë dhe dashni, prandaj grabisin çfarë u del përpara.
Derisa të ngihen. - Lëre Urën, po trego pse ia bëre amin vjedhjes së rezervave shtetërore!
Pse e lejove Rozeta Hajdarin të vjedh miell dhe pse po lejon që hajnat, kriminelët dhe spiunët e t’u që i këqyrin femrat nën fustan, të shpërblehen me pozita! - Një ish analist i CIA tha se kryeministrin Kurti e kanë izoluar krejt bota!
- Por nuk tregoi se pse askujt nuk i pëlqen të flas me të!
- Cinik si ky është edhe Edi Rama, por Edi Rama refuzon inferioritetin e rezervuar nga perëndimi për shqiptarët (pa ndjerë nevojë t’i trajtojë të tjerët ultë),
ndërsa Albin Kurti për t’u dukur joinferior, sillet superior, i irriton njerëzit. - Kryeministri shqiptar e do aq shumë vendin e tij sa që u bë si ‘autobus’….
…Edi Raisen, gjjthë ditën promovon plazhe e hotele, aq sa m’u hidh sot ta pyes për dhoma të lira në Shëngjin! - Xhelal maca, si Çak Norrisi kërcen nga kulmi në kulm në Mitrovicë, sot kish hyrë nën Urë (nuk e ka ditur që s’është mirë të hysh nën urë).
- Xhelali i ka mbyllur postat e Serbisë në Veri, ndërsa të njëjtat posta të Serbisë, në Graçanicë nuk i prishin punë.
- Qe sa e sa herë Ramush Haradinaj ka thënë se ‘Albin Kurti është i rekrutuar nga Serbia’!
Askush nuk gërzhitet! - A nuk i besojnë gjindja apo nuk mërzitet më kush se a është a s’është i rekrutuar, derisa ndjehemi njësoj si të na udhëhiqte armiku:
- Pa barazi, pa drejtësi.
Me korrupsion dhe me hajni që kurrë nuk ndalet.
Çdo gjë vjedhet dhe keqpërdoret.
Si ngaherë.
Shqiptarët (asnjëherë deri tash) nuk kanë treguar se dinë ndryshe: që dija dhe nderi kurrë – kurrë nuk patën përparësi.
Veç hajnat, busht’at dhe injorantët, gjithkund të parët, si përherë!
P.S. E kështu me radhë..