Dokumentar i Ri i “SAER PRODUCTION”
Historia e tenisit ne Shqiperi eshte disi e veçante.
Ndoshta dhe pasi quhej sport Elitar nga regjimi diktatorial komunist, si i tille nuk duhej te perhapej, perkundrazi do te luftohej si shfaqje e huaj!
Fillimet ky sport i ka ne vitet 1920. Pioneri i pare Sali Nallbani, student asokohe fitoi 7 turne neper Europe nder te cilet edhe ate te Stokholmit, ndersa per femra ishte mbreteresha Geraldine nje nder pioneret e para te tenisit shqiptar.
Pikerisht ne fushen prane Shallvareve qe ishte prone e familjes Nallbani, beheshin aktivitetet e para.
Me ardhjen ne fuqi te regjimit diktatorial ky sport nuk u lejua, por ne vitet qe i paraprinin renies se murit te Berlinit ky sport u riaktivizua dhe Pioneret e pare ishin Prof. Adnan Kellici, Agron Xoxa, Perlat Voshtina etj.
I vetmi impiant ishte ai i Shallvareve. Ne vitet e sotme loja e tenisit ka marre frymezim te gjere. Impiante te reja jane hapur si ai në Shkodër, i Paskuqanit dhe ai ekzistues i Shallvareve qe i eshte kthyer pronareve dhe manaxhohet nga familja Nallbani.
Perveç kesaj levizjeje, kete vit ne Tirane u organizua kupa Davis (kategorite e uleta) por qe eshte ne hap perpara ne kete sport.
Pikerisht ky rrugetim jepet plot kolorit dhe ngrohtesi ne dokumentarin e “Saer Production” te Samuele Vargut me regji te Jonida Koçit “Dashuri ne 3 kohe”, premiera e te cilit u shfaq ne kinema “AGIMI” ne date 14.08.2024.