Home KRYESORE I BURGOSURI YT

I BURGOSURI YT

Nga Brixhilda Dede

Të kërkoj brenda shpirtit.
Aty ku lulëzojnë ngjyra jetë.
Hyj në brendësi e çmendem,
Harruar veten.
Mungesa e tij bën mallin të ulërijë në psherëtima zemre.

Vdiqa dhe u ktheva përsëri,
Vetëm për ty!
Pashë,.. më kërkoje pafundësisht.
I marrosuri, është i burgosuri yt!
Pa dashurinë e saj, nuk jeton detik.
Frymë hyjnore, ardhur nga perëndi!

Në deshe, eja si stuhi diellore.
Derdhur aurorën e shndrritshme agimesh polare.
Në deshe, eja si zjarrmim yjesh netësh të argjendta,
Përmes dritash blu, dëshira të hyj në gjak.
Të përkëdhelë qelizat nënë kashtën e kumrit.
Ti vetëm eja!!

Brixhilda Dede

Share: