Nga Arsinoi Zengo Kallco
Ulur jam tek vëndi jonë
Teksa shqisat lëvizin ndjeshëm
Flladi i lehtë faqkat ledhaton
Pritja më përçon zemrën!
E mban mënd herën e parë?
Të parën puthje më skalite
Mbi buzë më le shijën e mijaltë
Qysh atëherë s’të ndrova ndër vite!
Epo vehtes i thoja e dua marrëzisht
Ishte kaq e ëmbël dashuria e saj
Smunda të ikja asnjë çast
Ku të gjeja ajo ishte si drita!
Çapkëne e zgjuar e çmëndur ajo
E çiltër e dashur e brishtë prap ajo
Me qeshte më qante si thoja kurrë jo
Skish një të dytë jo si ajo!
Sy gjelbra ime perlë në oqean
Hyjneshë planetesh kush të pruri vallë
Lum kush dashuroi një si ty
Femër magjike me etje poetike!
🪬 Arsinoi