Nga Kreshnik Spahiu
Në media është bërë virale sulmi i komedianit “kosovar” Osman Azemi, ku ka thënë se shqiptarët e Shqipërisë janë xhelozë për kosovarët.
Ai është shprehur se shqiptarët janë xhelozë për kosovarëtse nuk kanë emra si Rita Ora, Dua Lipa, Majlinda Kelmendi, Xherdan Shaqiri e të tjerë.
Madje ai e çoi edhe më tej deklaratën e tij, duke thënë se inate të tilla mund të bëjnë atë që në ardhmen ta kalojëkufirin nga Rozhaja në Mal të Zi dhe jo nga Morina.
E gjithë ky diskutim del herë pas here dhe duket se vjen sinjë teatër i stisur pasi nuk ka asnjë përmbajtje nëshumicën e popullsisë në të gjithë anët e kufirit.
Pakica e zëshme e provincialëve që sulmojnë kushKosovën e kush Shqipërinë, nuk është aspak e rastësishme.
Po Pse gjithë kjo urrejtje kundër Shqipërisë?
Unë Kreshniku jam shqiptar i Kosovës dhe Shqipërisë.
Gjysmën e gjakut e kam në Kosovë dhe gjysmën nëShqipëri dhe po ju them me bindje që këto 50 vite urrejtjae jugut ndaj veriut apo anasjelltas ka pas gjithmonprapavijë politike.
Ata që premtuan në Prishtine bashkim të Kosovës me Shqipërinë mashtruan popullin dhe sot kanë dalë me teorine e kombit superior Kosovar me argumentat se Shqipëria nuk ka:
- Dua Lipa
- Rita Ora
- Granit Xhaka
Në fakt këta nuk i ka as Kosova por Anglia, Amerika dhe Zvicera.
Askush nuk mund të garantoj sot se cila do ishte karriera e Dua, Rita dhe Xhaka nëse do jetonin në Kosovë.
Gjithsesi duke qenë se unë jam krenar si shqiptar dhe jo si kosovar për këto tre yje po rendis disa fakte që tregojnë se Shqipëria s’është më poshtë se Kosova dhe nuk urrehet nga shqiptaret e Kosovës por vetëm nga disa idiotë.
Nivelet relativisht janë të barabarta por:
1- Nga statistikat 30% e “kosovarve” duan të jetojnë në Shqipëri dhe vetem 1% e “shqiptarve” duan të jetojnë në Kosovë.
2- 90% e diasporës blejnë shtëpi në Shqipëri dhe jo në Kosovë.
3- Në universitetet europiane numri studenteve nga Shqiperia është dyfish më i lartë se shqiptarve të Kosovës.
4- Integrimi social i shqiptarëve në Europe është më i shpejt se “kosovaret” pavarsisht faktit qe Shqiptaret e Shqiperise dolën nga izlolimi drejt perëndimit 40 vjet më vonë se “kosovarët” që lëviznin lirisht me pasaportat e Jogosllavisë.
5- Rinia dhe pleqt e Shqiperisë flasin më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri se ata e Kosovës. (Pa llogaritur serbishten)
6- Ka më shumë studentë nga Kosova në Shqipëri sesa nga Shqiperia në Kosovë.
7- 99% e artistëve dhe sportistve nga Kosova ëndërrojne flamurin kuqezi që të përfaqsojnë Shqipërinë, dhe 0% nga Shqipëria që duan të përfaqsojnë Kosovën.
Sigurisht që Kosova ka qindra talente më shumë në disa sporte të tjera si trashëgimi e zhvillimit sportiv në Jugosllavi: Futboll, basketboll, handball, volejboll etj por kjo ka të bëjë me prioritetet e sistemeve të kaluara.
- Ismail Kadare ishte shqiptar dhe asnjehere Ne nuk tham që ai nuk është Kosovar
- Inva Mula është soprano e Shqipërisë dhe jo e Kosovës
- Dy vëllezrit Belushi në Holliwood njihen si shqiptar dhe asnjëherë Ne nuk u tham ata janë Korçar apo s’janë kosovar.
Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, tre vellezrit Frashri, Cajupi, Ismali Qemali, Gjergj Kastrioti dhe qindra legjenda nuk ishin “kosovar” por ishin shqiptar.
Kjo garë e nxitur nga Berogradi ka gjetur terren në Kosovë nga ata që premtuan bashkim por po bëjnë largim.
Kush propagandon kombin kosovar, nuk është shqiptar.
Unë Kreshniku me gjak nga Kosova, jam krenar që u rrita në Shqipëri dhe e them me plot gojën,
S’ka Kosovë pa Shqipëri.
Kosova s’është krahinë, por ka qënë dhe do mbetet zemra e Shqipërisë!
(Shkroi: Kreshnik Spahiu) ……..#shpërndajeni