Ndryshon ligji për menaxhimin e mbetjeve në vend. Drafti aktualisht është në fazë konsultimesh dhe parashikon disa saktësime në ligjin ekzistues si dhe lejimin e importit tw mbetjeve pjese e listes se gjelber te Bashkimit Europian.
Projektligji parashikon ndalim të importit të mbetjeve të rrezikshme apo tranizitin e tyre në territorin shqiptar. Për t’u ardhur në ndihmë industrive të ndryshme qeveria ka vendosur që hartojë një listë të mbetjeve të parrezikshme që do të importohen.
Por lista e mbetjeve jo të rrezikshme do të miratohet me vendim të veçantë nga qeveria. Prej vitesh industri të ndryshme që operojnë në vend i kishin bërë kërkesë qeverisë për këto ndryshime ligjore dhe pas konsultimeve është vendosur që të hartohet një listë me mbetjet të parrezikshme që do lejohen të hyjnë në vend.
Disa lloje të mbetjeve që pritet të lejohet të importohen, do të jenë pjesë e Listës se Gjelbër të BE, që nuk konsiderohen të pa rrezikshme, të tilla si mbetje kartoni, letre,plastike apo mbetje industriale.
Në draft qeveria parashikon ngritjen e një agjensie kombëtare të Ekonomisë së mbetjeve dhe një fond të dedikuar për menaxhimin e mbetjeve që do të menaxhohet nga kjo agjensi.Po ashtu në draft saktësohen edhe disa elementë që lidhen me importin dhe eksportin e mbetjeve. Projektligji parashikon ndalim të importit të mbetjeve të rrezikshme.
Ne projektligj parashikohen dispozita edhe në lidhje me sistemin e grumbullimit të mbetjeve që ngrihet nga bashkitë si dhe rregullimin e zonave të menaxhimit të mbetjeve dhe mënyrën e funksionimit të tyre.
360grade.al