Home Gjeo-Ekonomia “Mikpresim Samitin e NATO-s në vitin 2027”, Rama në Konferencën e Ambasadorëve:...

“Mikpresim Samitin e NATO-s në vitin 2027”, Rama në Konferencën e Ambasadorëve: Vitin e ardhshëm Shqipëria do të presë 44 liderë evropianë

Samiti i NATO-s do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027.

Kështu tha kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Konferencën e Ambasadorëve e cila hapi siparin këtë të hënë në Tiranë, event i cili do të zgjasë 3 ditë.

Gjithashtu vendi ynë do të presë 44 liderë evropianë më vitin 2025 në Samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Sipas kreut të qeverisë, zhvillimi i këtyre samiteve të rëndësishme në Tiranë as nuk mund të imagjinoheshin më parë.

Rama: Shqipëria vitin tjetër do të mikpresë liderët e 44 vendeve evropiane nga Britania në Ukrainë apo nga Suedia e Norvegjia në Turqi vitin e ardhshëm në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Sa e rëndësishme është për ne që jemi një vend i vogël që të përfaqësohemi me volumin më të lartë të ambicies dhe aftësisë për të qenë të respektueshëm, na jep mundësinë që ne të jemi mikpritës i Samitit të NATO-s vitin 2027, as që mund të imagjinoheshin vite më parë.

Top Channel

Share: