Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që lehtëson transferimin në Rusi të të huajve që ndajnë ato që Moska i quan vlera tradicionale.
Dokumenti flet për mbështetje humanitare dhe kërkon që Ministria e Jashtme e Moskës të përpilojë një listë të shteteve që Rusia beson se do të imponojnë udhëzime ideologjike shkatërruese neoliberale që bien ndesh me vlerat tradicionale shpirtërore dhe morale ruse.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë ruse të lajmeve Ria Novosti dhe Tass.
Putin përpiqet të paraqesë veten si mbrojtës i vlerave tradicionale të supozuara në kundërshtim me Perëndimin dhe këtë e bën në sfondin e nismave që shpesh rezultojnë të jenë shkelje të të drejtave të njeriut (siç është dispozita që e quajti lëvizjen LGBT si ekstremist).
Sipas Tass, të huajt që lëvizin në Rusi në bazë të dekretit të ri mund të kërkojnë qëndrim të përkohshëm në vend, pa marrë parasysh kuotën e miratuar nga qeveria e Federatës Ruse dhe pa paraqitur një dokument që vërteton njohjen e gjuhës ruse, njohuri për historinë e Rusisë dhe themelet e legjislacionit.
Top Channel