Home KRYESORE “Në pafundësinë e dëshirave”

“Në pafundësinë e dëshirave”

Nga Arsinoi Zengo Kallco

Gjithmonë veten kam ndaluar
Dhe heshtjen mike përqafuar
Dëshirat, ëndrrat i fsheha
Me veten pak u nxeha!

Buzëqeshjen rrënjosur mbi buzët
Shpirti përplasej si vala me shkumë
Lotët kurrë nuk i shihja
Disa rrëshqisnin ëmbël e disa rutinash!

Kaq bukur luaje me mua
Të thërrisja eja se të dua
Ti ndonjëherë s’doje të dëgjoje
Më rrëmbeje mëndjen dhe fluturoje!

Kur ëndrrat, dëshirat më nuk i fsheha
Krahë hapur vrapoja dhe kohën harroja
Ti kishe frikë se mos humbisja
Unë kthehesha e lumtur dhe të shihja!

 " Sa bukur të donte fshehtësia "

Arsinoi 🪽

Share: