Nga Dr. Halil Krasniqi
Emrin dhe gjinin mund ta ndryshoj në Gjermani, çdo vit, çdo person sipas ndjenjës së tij
Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, expert i shëndetësisë
Nga 1 nëntori 2024, në Gjermani hyn në fuqi ligji i ri për vetëvendosje, i cili lehtëson ndjeshëm procesin për ndryshimin zyrtar të emrit dhe gjinisë. Ky ligj është një hap i madh përpara për personat jobinarë, trans dhe interseksualë, të cilët tani mund të regjistrohen në zyrat e gjendjes civile për të ndryshuar hyrjet e tyre gjinore me më pak burokraci dhe pa nevojën e proceseve të gjata gjyqësore.
Ndryshimi përfshin mundësinë për të zgjedhur ndërmjet “mashkull”, “femër”, “të larmishme” dhe “pa regjistrim” si hyrje gjinore. Përpara këtij ligji, njerëzit që dëshironin të ndryshonin gjininë dhe emrin e tyre përballeshin me procedura të gjata dhe të shtrenjta, që përfshinin shqyrtime gjyqësore dhe raportime nga ekspertë.
Tani, procesi është thjeshtuar: pas regjistrimit në zyrën e gjendjes civile, autoritetet kanë një periudhë tre mujore për të shqyrtuar kërkesën, e ndjekur nga një periudhë njëvjeçare gjatë së cilës nuk lejohen ndryshime të tjera. Tarifa për ndryshimin e regjistrimit gjinor është shumë më e ulët, duke e bërë atë më të përballueshme për të prekurit.
Ligji është një hap i rëndësishëm për të drejtat e personave transgjinorë, jobinarë dhe interseksualë, duke i lejuar ata të regjistrojnë gjininë e tyre me më pak pengesa ligjore dhe me kosto më të ulëta. Megjithatë, duhet pranuar edhe kritikat që ndërsa kjo është një çështje e rëndësishme për një pjesë të popullsisë, sfidat më të mëdha që po përballon Gjermania, të tilla si kriza ekonomike, sociale dhe politike, janë të nënvlerësuara dhe nuk po trajtohen me prioritetin e duhur.
„Kjo e drejtë e re është për pakivën gjermane një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të të drejtave dhe mundësive për personat që nuk identifikohen me gjininë e caktuar në lindje, por mbetet ende për t’u parë se si do të zbatohen disa aspekte praktike të saj në të ardhmen“. Thuhet në kulturën dhe rregulloren shtetërore ne gjermani, kurse problemet tjera shumë të rëndësishme me të cilat se katër vite ballafaqohet populli gjerman nuk qenkan të rëndësishme.
Këtë situate gradualisht janë duke e kuptuar dhe ky popull dhe është duke u vetëdijësuar për situaten e cila është vazhdimisht në keqësim e sipër. Gradualisht dhe fshehurazi jane duke ndyshuar gjërat në favor të mbikqyrësve të cilët kan interes të veqant në perfitim të luftërave dhe krizave ekonomike. Gjermania është një dorë e huaj e cila futet në konflikte pa asnje nevoj politike, gjermania dhuron miliarda shteteve të huaja për interesa të tyre dhe populli i vetë vuan dhe kalon nga nje krizë në tjetrën por duke i mundësuar ndryshimin e gjinis dhe emrit.
Sugjerohet se ndryshimi i emrit dhe gjinisë, megjithëse i rëndësishëm për individët që preken, mund të perceptohet si më pak i rëndësishëm krahasuar me sfidat ekzistenciale që përballon populli gjerman. Në një kontekst më të gjerë, shqetësimet për shkatërrimin e standardit të jetesës dhe përfshirjen e Gjermanisë në konflikte të panevojshme për interesat e të tjerëve janë gjithashtu të përceptuara
Ky përshkrim ndikon në reflektimin mbi prioritetet dhe sfidat që një shoqëri përballet, dhe se si ndryshimet ligjore, edhe pse të rëndësishme, duhet të balancohen me nevojat dhe interesat më të gjera të popullit.
Ndryshimi i gjinis dhe emrit është vallë më i rëndësishëm sesa vetë egzistenca e popillatës gjermani dhe standardi jetësor i cili ishte ndër më të lakmueshmit në botë.