Nga Fahri Musliu
“Nuk po lë amanet dogmat, direktivat e ngulitura dhe të pandryshuara. Trashëgimia ime shpirtërore është shkenca dhe mendja (arsyeja). (…) Çfarë kam dashur të bëj dhe çfarë jam përpjekur të arrij për kombin turk është shumë e qartë. Nëse ata njerëz, të cilët duan të më ndjekin pasi të mos jam më, e pranojnë shkencën dhe arsyen si udhërrëfyes, ata do të jenë trashëgimtarët e mi të vërtetë shpirtërorë.”
Mustafa Kemal Ataturk
Më 30 gusht, themeluesi i Republikës moderne të Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, shënoi një fitore të madhe dhe në këtë mënyrë vendosi themelet e shtetit të sotëm të Turqisë.
Në vitin 1923, pasi shpalli Republikën e Turqisë dhe veten si president, ai e drejtoj vendin përmes reformave të mëdha. Ndër të tjera, ai hoqi shumë detyrime fetare, futi alfabetin latin në vend të alfabetit të mëparshëm arab dhe parashikoi me ligj që çdo person duhet të ketë mbiemër. Reformat progresive ndryshuan rrënjësisht fytyrën e vendit dhe e kthyen atë në një vend modern. Ndër të tjera, u shpall barazia e të gjithë qytetarëve, u krye reforma agrare, u hoq kalifati, një sistem qeverisjeje në të cilin sundimtari suprem është trashëgimtari ligjor i Muhamedit, i cili zgjidhet ekskluzivisht nga më të devotshmit dhe më të arsimuarit. populli (kalifët kishin autoritet laik dhe fetar në shtetet e para të krijuara nga arabët pas vdekjes së Muhamedit; nga shekulli i 16-të deri në vitin 1924, titullin e kalifit e mbanin sulltanët turq), në vend të ligjeve islame u krijua legjislacioni modern civil dhe penal. Më 1926, u bë një reformë e kalendarit, e gjuhës dhe e drejtshkrimit, u nda feja nga shtetit ashtu që më 1928 nga kushtetuta u hoq pjesa e cila islamin e ka deklaruare si religjion shtetëror, ndalohet bartja e zarit (peçes), fesit dhe ferexhes. U dha e drejta e barabartë dhe zgjedhore grave (1934), etj. Reformat hasën në rezistencë, por Kemali shtypi me energji çdo përpjekje për t’u kthyer në të vjetrën.
Ataturku dhe qeveria e tij revolucionare reformuan dhe i dhanë frymëzim të ri perandorisë së thyer dhe popullit të demoralizuar pasi çliruan vendin nga pushtuesit e huaj. Ky ishte një shtet i ri, me orientim perëndimor, i përqendruar në Anadoll me një qeveri demokratike dhe laike të turqve etnikë në kryeqytetin e ri, Ankara. Biografia e Ataturkut është e rëndësishme për këdo që është i interesuar të kuptojë shtetin modern turk dhe të kuptoj pse portreti i Ataturkut gjendet në çdo vend publik dhe në çdo shtëpi turke. Vizioni dhe karizma e tij edhe sot e frymëzojnë Turqinë.
Ataturku e dinte se nuk kishte vend për fundamentalistët në qeverinë e një shteti tolerant dhe modern.