Home KRYESORE ZAKONET E MIA… Nga Irena Kuka Dragoti

ZAKONET E MIA… Nga Irena Kuka Dragoti

Zakonet e mia janë kremastarë të pluhurosur
që bëjnë me dije se shpesh për të mbijetuar
mbërthejmë veten në të njëjtën rutinë..
Koha ikën me trishtimin e diellit kur i zë reja, dritën
Të qënit e dobët, është të rizgjosh frikën
kur takon guximin,
është të mësosh si të vdesësh përbrenda
nga pak,
çdo ditë…
duke besuar se pas shpinës tënde
është kaq pranë mosha e harrimit

Pesëdhjetë vitet e mia fatlume, ishin zakone
që mu servirën si dhuratë
kur prisja në vendin ku e ardhmja premtoi
se do ta njihja kur të vinte
nga e njëjta veshje si dikur

U ngopa qetësie, as etja smë ndahej
në të njëjtin shtrat dremitnin vdekja dhe e gjalla
pa ngrohur egon nga një përqafim i ri
“ Rehatia” nuk duhet numëruar te mrekullitë.
sepse ditën që oazi i saj bëhet det
do të duhet të thuash mes dallgësh
lutjet e mëshirës.

Tani e di,
jeta është një pëlhurë zakonesh
që shpesh ia veshim dritës, në shtëpinë e braktisur,
për tmos trokitur askush

Share: