Home KRYESORE 102 vjet nga Kongresi i Beratit qe shpalli Autoqefaline e Kishes Orthodokse...

102 vjet nga Kongresi i Beratit qe shpalli Autoqefaline e Kishes Orthodokse Shqiptare

(Dhe nje debat me mikun me Prof . Arben Gjata).

Nga Pirro Prifti

Prof. Arben Gjates , mikut tim, per te Madhin Fan Noli me rastin 102 vjetorit te Kongresit te Beratit ku Kisha Orthodokse shqiptare u shpall AUTOQEFALE dhe u shkeput praktikisht nga kisha greke , dhe ne 1937 u shkeput edhe juridikisht. Kete ngjarje KOASH nuk e Permend.

Ne librin tim te ri “ Autoqefalia e Fan Nolit perballe KOASH te Kryepeshkopi Anastas”,te sapo botuar nga Shtepia Botuese DUDAJ, eshte folur hollesisht per kete problem.

Me 10 shtator 1922 filloj Kongresi ne Berat per vendosjen e Autoqefalise se Kishes shqiptare orthodokse duke e ndare ate nga Kisha greke Beratit i cili zgjati mbi 2 jave. Ky kongres u iniciua nga vepra e te madhit Fan Noli i cili qe me 1908 ne SHBA Boston ngriti Kishen Autoqefale orthodokse dhe foli per here te pare shqip. Po ashtu ne 1914 ne Durres predikoi per here te pare ne shqip por ne oborrin Kishes se Shen Spiridonit, se prifti grek nuk e la te predikonte shqip brenda kishes.

Fan Noli nuk ishte ne kongresin e Beratit ne 1922, por idea e Nolit per Autoqefaline u miratua nga Kongresi dhe me 21 nentor 1923 u zgjodh nga kt kongres si Peshkop i Korces dhe Mitroolit i Durresit, f.118 e librit.

Ne kongresin 3 te Autoqefalise ne Korce ne 1929, Fan Noli u zgjodh Mitropolot i Durresit dhe mbeti perjete ideatori i Kishes Autoqefale orthodokse shqiptare.

Ishte Noli dhe askush tjeter qe predikoi per here te pare SHQIP ne SHBA 1908, ne 1911 ne Bukuresht, ne 1911 ne nje qytet Bullgarise ku takoi edhe familjen, ne 1914 Durres, dhe ato qe thashe me lart.

Ata qe duan te eklipsojne nuk jane gje tjeter vecse grekafone qe per te marre nje pension apo nje rroge , hedhin dyshime per kete figure te madhe patriotike.

Orthodoksia shqiptare mbetet Fan- Noliste dhe kerkon rehabilitimin e kesaj figure Poliedrike si deshmor i KOASH.

Share: