Home Gjeo-Ekonomia Ballkani mbetet një fuçi baruti”, ish-agjenti i CIA-s në Rusi: Putin mund...

Ballkani mbetet një fuçi baruti”, ish-agjenti i CIA-s në Rusi: Putin mund të përdorë Dodikun për të destabilizuar rajonin

Një ish-agjent i CIA-s amerikane në Rusi, Glen Korn, është shprehur se rusët i kanë shpallur luftë SHBA-ve, duke qenë palë në konflikte në disa rajone të botës.

Korn u shpreh se konflikti nuk është vetëm në Ukrainë, por ai zhvillohet edhe në Lindjen e Mesme, Ballkan, Kaukaz e më tej.

Ai theksoi se SHBA duhet të tregojë  vëmendje të veçantë ndaj aleatëve në rajonin e Ballkanit.

Korn, profesor në Institutin Amerikan për Politika Botërore (IWP) në Uashington, u shpreh se rajoni i Ballkanit Perëndimor është “ende një fuçi baruti”.

“Unë mendoj se Putini mund të përdorë zotin Dodik dhe aleatët e tij për të destabilizuar situatën këtu dhe për të larguar vëmendjen nga rajonet e tjera”, vlerëson Korn.

Korn nënvizoi se Moska po bën luftëra hibride duke përdorur ato që ai i quan “masa aktive” që përfshijnë propagandë, ndikim politik, likuidime, sabotazhe, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë dhe SHBA.

“Moska po i bënte të gjitha këto në Ukrainë përpara se të fillonin pushtimin”, thotë Korn, i cili shërbeu si i dërguari i lartë i presidentit amerikan për inteligjencën dhe sigurinë kombëtare.

360grade.al

Share: