Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet historike mes dy vendeve, si dhe për përpjekjet për të intensifikuar bashkëpunimin parlamentar dhe shkëmbimet dypalëshe.
Në një postim në X, Spiropali theksoi rëndësinë e këtij takimi duke shprehur angazhimin për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe Izraelit. Ajo theksoi se gjatë bisedës me ambasadoren është fokusuar edhe në rolin e Shqipërisë si lider rajonal në luftën kundër antisemitizmit dhe në përpjekjet për të kontribuar në ndërtimin e një bote më paqësore.
“Pata kënaqësinë të diskutoj me ambasadoren e Izraelit për marrëdhëniet tona historike dhe për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar. Po ashtu, diskutuam për rëndësinë e shkëmbimeve dypalëshe dhe për angazhimin tonë në luftën kundër antisemitizmit si liderë rajonalë,” shkruan Spiropali në postimin e saj.
360grade.al