Home Approccio Italo Albanese Gazetari italianë që lumturohet me Pushtetin e Qeverisë Rama.

Gazetari italianë që lumturohet me Pushtetin e Qeverisë Rama.

Nga Dritan Haxhiraj

Jemi në afërsinë e tragji komedisē politike.
Do thosha që jemi kthyer në barsaletën e kafeve rrugëve të Romës.
Dhe kanë të drejtë të qeshin me ne shqiptarët.

“ Il Giornale” gazetë e familjes Berlusconi e lexuar shumë në Veriun e Italisë, dje në datë 12-09-2024 në një artikull për realizimin në Shengjinë te kampit të Migranteve qe do te arrijnë nga Qeveria Meloni ne Republikën e Shqipërisë ishte gati në ekstazë.

Skupi i tij ishte qe Qeveria Rama ishte në pushtet dhe do të rrinte ne pushtet edhe 5 vite të tjera.
Llogari e thjeshtë, e ftohtë dhe e dhimbëshme.

Nëse Roma buzqesh dhe Tiranë êshtë në ekstazë strukturale nē Stokholmë vinë lajmi i javës.

Suedia planifikon të rrisë deri në 34 mijë dollarë shumën e ofruar tashmë për emigrantët që largohen nga vendi. Këtë e deklaroi në një konferencë shtypi qeveria e mbështetur nga demokratët suedezë kundër imigracionit. Vendi skandinav është parë si një “superfuqi humanitare” për dekada, por ka luftuar për të integruar shumë prej të ardhurve të tij gjatë viteve.

Suedia i paguanë për ti larguarë, ne i mbajmë për të çimentuarë pushtetin.

Berlini mbyll kufijtë, 9 shtete të tjera e ndejkin pas në harkun e 36 orëve, ne shqiptarët inagurojmë kampet.

Llogari në Perëmdim, por edhe ne për llogari nuk të falim.

Llogari e thjeshtë politike.

Emigrantët që kthehen vullnetarisht në vendet e tyre nga viti 2026 do të kenë të drejtë të marrin deri në 350,000 Korona Svedeze (34,000 dollarë). “Ne jemi në mes të një ndryshimi paradigme në politikën tonë të migracionit,” u tha gazetarëve Ministri i Migracionit Johan Forssell.

Emigrantët aktualisht mund të marrin deri në 10,000 korona për të rritur dhe 5,000 korona për fëmijë, me një kufi maksimal prej 40,000 korona për familje. “Granti ekziston që nga viti 1984, por është relativisht i panjohur, është i vogël dhe relativisht pak njerëz e përdorin atë,” është shprehur Ludvig Aspling nga Demokratët Suedez. Danimarka paguan më shumë se 15,000 dollarë për person, Norvegjia 1,400 dollarë, Franca 2,800 dollarë dhe Gjermania 2,000 dollarë.

https://www.ilgiornale.it/news/politica/nellhotspot-tirana-pronti-partire-2367635.html
Share: