Home Gjeo-Ekonomia Kurti: Policia e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë, sulmet dëshmojnë...

Kurti: Policia e gatshme të mbrojë territorin edhe me jetë, sulmet dëshmojnë se me profesionalizëm arrihen rezultate për sundim të ligjit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se krahas ruajtjes së qytetarëve, Policia e Kosovës i ruan dhe janë të gatshëm edhe të japin jetën për Kosovën, teksa ka uruar qytetarët për 25-vjetorin e themelimit të këtij institucioni.

Shefi i ekzekutivit ka thënë se sulmet në tri vitet e fundit në veri të vendit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit.

“Urime të gjithëve 25-vjetori i Policisë së Kosovës. Pas përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri, policia u bë institucioni i parë që me fisnikëri e besueshmëri i shërbeu qytetarëve të vendit, e që në mes dhimbjeve të madha dhe humbjeve nga lufta, sytë i kishte nga rimëkëmbja. Veprimet e policisë sonë në sulmet e një pas njëshme në tri vitet e fundit, nga grupet kriminale të dirigjuara nga Serbia, e veçanërisht në sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë të Zveqanit, dëshmojnë me profesionalizëm dhe pasion arrihen rezultate për sundim të ligjit. Banjska ka risjell në vëmendjen e secilit prej nesh, se pavarësisht çfarëdo aspirate të shfrenuar të kujtdo çoftë mbi Republikën tonë të dashur, territori ynë do të mbrohet edhe me jetë”, tha kreu i qeverisë në ceremoninë e policisë.

Tutje, Kurti u shpreh se Policia e Kosovës krahas mbështetjes së Qeverisë, ajo ka mbështetjen edhe të aleteve të Republikës sonë.

“Që nga fillimi Policia e Kosovës ka pasur mbështetjen e OSBE-së dhe aleatët tanë. Kjo përkrahje, bashkë me angazhimin e vazhdueshëm të gjeneratave të reja, e bëjnë policinë tonë më të fortë, më të përgatitur dhe gjithnjë profesionale për të vendosur rend e për të siguruar sundim ligji. Policia e Kosovës, me plot 60 gjenerata, vazhdon të vlerësohet si institucioni me besueshmëri më të lartë nga qytetarët tanë. Si qeveri kemi ofruar mbështetjen e parezervë për policinë tonë, e besoj që ia kemi dalë”, tha Kurti.

Rruga Pres

Share: