Home KRYESORE Mandati i Olta Xhaçkës përfundoi në Venecia, reagon zyra e BE në...

Mandati i Olta Xhaçkës përfundoi në Venecia, reagon zyra e BE në Tiranë: Kuvendi të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pasi vota e deputetëve socialistë pengoi për herë të tretë kalimin në Gjykatën Kushtetuese të çështjes së mandatit të ish Ministres së Jashtme Olta Xhaçka.

Në një reagim zyrtar pas votimit në Kuvend, delegacioni i BE shprehet se ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur dhe se Kuvendi duhet të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i

Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023).
Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur.

Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.”-thuhet në reagim.

Top Channel

Share: