Home Gjeo-Ekonomia “Mos merr këshilla nga neofashistët”. Meloni i tregon “skemën shqiptare” Starmer-it, laburistët...

“Mos merr këshilla nga neofashistët”. Meloni i tregon “skemën shqiptare” Starmer-it, laburistët kundër

Kryeministri britanik, Keir Starmer, është kritikuar nga deputetët e partisë së tij pasi ka shkuar në Itali për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm me homologen Giorgia Meloni, shkruan A2 CNN. Në vizitën zyrtare kryeministri shoqërohet nga Martin Hewitt, i sapoemëruar në krye të Agjencisë së Sigurisë Kufitare.

Zyra e kryeministrit tha se Starmer donte të mësonte prej Italisë se si ia ka dalë të ulë numrin e emigrantëve të paligjshëm nga 118 mijë, në 44500 brenda një vit. Pjesë e diskutimeve është edhe marrëveshja e nënshkruar me Shqipërinë, ku mijëra azilkërkues do të dërgohen në vendin tonë në pritje të procesimit të kërkesës së tyre.

“Mos merr këshilla nga neofashistët”. Meloni i tregon

“Marrëveshja e Melonit me Shqipërinë është përshkruar si model i keqmenaxhimit dhe një hapësirë për abuzime nga Human Rights Watch”, tha deputeti kaburist Kim Johnson për “The Guardian”. “Është shqetësuese që Starmer po kërkon të marrë mësime nga një qeveri neofashiste”.

Starmer shfuqizoi skemën e dërgimit të azilkërkuesve që merrnin përgjigje negative në Ruanda. Ndërsa i pyetur për marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë, ku emigrantët qëndrojnë përkohësisht në vendin tonë derisa të verifikohet kërkesa e tyre, ai tha: “Të shohim. Është vetëm fillimi. Jam i interesuar të shoh sesi funksionon. Besoj të gjithë janë”.

360grade.al

Share: