Kreu i KQZ-së Ilirian Celibashi ka reaguar për herë të parë lidhur me hetimin e nisur nga Prokuroria e Posaçme për procedurat e tenderimit të identifikimit biometrik.
PRONONCIMI I CELIBASHIT
Ilirian Celibashi: Personalisht kam 0 shqetësim si për veten time, por edhe për këdo tjetër nga KQZ të angazhuar në këtë proces.
Mendoj se nuk do të kishte dobi çfarëdo që të them unë, pasi në fund është dikush tjetër që jep vlerësimet edhe për ketë rast. Procesi ka të gjithë legjitimitetin në çdo pikëpamje.
A ka presion politik ose shantazh?
Ilirian Celibashi: Nuk shoh diçka të tillë, pasi do të isha në pozitën e komentuesit për punën që do të bëjë dikush tjetër
A po ju shantazhojnë?
Ilirian Celibashi: Jo, as në këtë rast as në rastet e tjera nuk jam ndjerë i shantazhuar.
A do të realizohet votimi elektronik në zgjedhjet e ardhshme?
Ilirian Celibashi: E pamundur në 6 qarqe, nuk ka më kohë. Votimi elektronik mund të bëhet vetëm në 1, 2 ose 3 qarqe.
360grade.al