Home KRYESORE Noka në Këshillin Kombëtar të PD: Lirimi i liderit tonë dhe qeveria...

Noka në Këshillin Kombëtar të PD: Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike, dy kërkesat tona

Në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka pasur diskutime dhe udhëzime.

Deputeti i PD Flamur Noka në fund të mbledhjes ka thënë se drejtuesit politik të Partisë Demokratike do të zbresin në terren. Ai tha se drejtuesit e degëve duhet të bëhen gati për organizimin e aksionit.

Flamur Noka në fund të mbledhjes: Drejtuesit politik do të zbresin në terren. Drejtuesit e degëve të bëhen gati për organizimin e aksionit.

Lirimi i liderit tonë dhe qeveria teknike janë dy kërkesat tona. Jemi gati për aksion. Kjo është vjeshtë e zjarrit opozitar. Fshini nga mendja çdo hamendësim ndaj njëri-tjetrit. S’e kemi luksin të shohim tek njëri-tjetri defekte. Bashkë për gjunjëzimin e narkoshtetit.

Share: