Home KRYESORE PD nuk voton axhendën e Integrimit, Tabaku: Mbështesim integrimin, por largohemi nga...

PD nuk voton axhendën e Integrimit, Tabaku: Mbështesim integrimin, por largohemi nga Komisioni Parlamentar

Opozita nuk do ta miratojë draftin sa i përket pozicionit negociues për Shqipërinë në BE. Ky është qëndrimi që bëri të ditur Edi Paloka në një komunikim për gazetarët.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se opozita ka një qëndrim pro procesit të integrimit për qytetarët, por nuk do të jetë e shprehur me votë pro këtij procesi.

Opozitarët bojkotuan procesin e integrimit.

“Ne mendojmë se çështje vendimtare për Shqipërinë dhe shqiptarët është reforma elektorale, e cila është e bllokuar nga regjimi prej 11 vitesh, kushtet e OSBE/ODIHR nuk plotësohen, ndërsa regjimi nuk lejon zgjedhjen e barabarta”, ka thënë ndër të tjera Paloka.

/abcnews.al/

Share: