Home Gjeo-Ekonomia “Po avokojmë të jemi pjesë në Parlamentin Europian”, Rama kërkesa BE-së: Të...

“Po avokojmë të jemi pjesë në Parlamentin Europian”, Rama kërkesa BE-së: Të përfshihemi në organet tuaja, jo për para, por për…

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë e përbashkët për shtyp me Presidentin e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian, Oliver Röpke.

Rama: Dëshirojmë që ky projekt të zgjatet dhe zgjerohet, duke u bazuar në këtë përvojë të prekshme për të gjithë, me të gjithë palët që janë të kënaqur.

Nuk mund të jetë thjeshtë një hapësirë ose një periudhë kohore ndërmjet hiç gjësë. Kur një vend është drejt anëtarësimit drejt BE je hiç gjë, por kur je anëtar është tjetër gjë. Pra diçka duhet të ndryshojë diçka këtu.

Kemi planin e rritjes dhe po bëjmë plane të tjera për integrimin në BE. Ne kërkojmë të bëhemi pjesë e këtyre organeve jo për para, por për ekspertizën, që të kuptojmë se kush është e ardhmja kur të bëhemi shtet anëtar.

Po avokojmë të jemi të pranishëm në parlamentin europian, jo me eurodeputet me të drejtën e votës, por me ekipe që të jetë më të përgatitur, për të pritur pastaj eurodeputetët në të ardhmen.

Top Channel

Share: